FB

December 7, 2024 | 7:24

Përkëdheljet, ilaçi më efektiv për fëmijët

Përkëdheljet e ëmbla janë shumë të rëndësishme për të gjithë, veçanërisht për fëmijët. Një studim i universitetit Oxford ka zbuluar se ato ndikojnë si të ishin ilaç natyral edhe në raste dhimbjesh. Rezulton se janë në gjendje të reduktojnë tek të vegjlit deri në 40% perceptimin e dhimbjeve.

Studiuesit janë përqendruar tek fëmijë të shtruar në spital. Ata kanë ndjekur dhe monitoruar aktivitetin cerebral të 32% të tyre gjatë procesit të marrjes së analizave të gjakut. Një pjesë përkëdheleshin me një penel gjatë procesit dhe ky grup shfaqte 40% më pak aktivitet të dhimbjes në tru në krahasim me grupin tjetër.

Prekja duket se është shumë më e fuqishme nga sa mendohej dhe pa efekte anësore specifikojnë studiuesit, të cilët shpjegojnë se pavarësisht se prindi ka intuitë në përkëdheljet e fëmijëve të tyre, shpejtësia optimale mund të jetë 3 cm në sekondë.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top