Në fokus

August 31, 2018 | 8:30

Përpjekja për të qenë patjetër të lumtur, shkakton stres

Një studim i fundit zbuloi se përpjekja e njerëzve për të qenë të lumtur, mund t’i bëjë ata më të fiksuar pas dështimeve dhe emocioneve negative, duke sjellë më shumë stres në plan afatgjatë.

“Lumturia është një gjë e mirë, por trajtimi i saj si diçka që duhet arritur dështon”, shpjegon bashkautori Brock Bastian, një psikolog social në Universitetin e Shkencave Psikologjike në Australi. “Puna jonë tregon se ndryshon mënyra se si njerëzit i përgjigjen emocioneve dhe përvojave të tyre negative, duke i bërë ata të ndihen më keq për këto dhe t’i shqyrtojnë më shumë.”

Studimi përfshiu dy eksperimente të veçanta. Në të parin, një grupi studentësh australianë të psikologjisë iu kërkua të zgjidhnin 35 anagramë në tri minuta, por 15 nuk mund të zgjidheshin. 39 nxënës e përfunduan këtë detyrë në një dhomë të zbukuruar me postera, shënime dhe libra motivues. Ndërkohë, 39 studentë përfunduan të njëjtin test në një dhomë neutrale. Një grup i tretë prej 38 nxënësish përfunduan një detyrë të zgjidhshme në një dhomë që theksonte lumturinë në mënyrë të ngjashme me dhomën e parë.

Më pas, studiuesit kërkuan që të gjithë studentët të bëjnë një stërvitje frymëmarrje, gjatë së cilës ata u pyetën periodikisht për mendimet e tyre. Krahasuar me dy grupet e tjera, studentët që kryenin detyrën e pamundur në “sallën e lumturisë” kishin më shumë gjasa të mendonin përsëri për dështimin e tyre dhe t’u fiksuar në këto mendime negative, gjë që ishte e lidhur me ndjenjën e më shumë emocioneve negative. Ata që përfunduan detyrën e pamundur në dhomën neutrale dhe ata që përfunduan detyrën e zgjidhshme në dhomën e lumturisë nuk ndryshonin shumë në atë se sa mendonin përsëri për ushtrimin.

Në një eksperiment të dytë, studiuesit pyetën rreth 200 të rritur amerikanë sesa shpesh përjetuan dhe mendonin për emocionet negative, si dhe pikëpamjet e tyre sesi shoqëria i percepton ato emocione. Pjesëmarrësit të cilët thanë se ndjeheshin sikur shoqëria pret që ata të jenë të lumtur ose kapen pas emocioneve si ankthi dhe depresioni, kanë më shumë gjasa se të anketuarit e tjerë të përjetojnë zvogëlimin e mirëqenies dhe kënaqësisë së jetës.

“Kur njerëzit vendosin një presion të madh mbi veten për t’u ndierë të lumtur ose mendojnë se të tjerët rreth tyre i bëjnë presion ata kanë më shumë gjasa të shohin emocionet dhe përvojat e tyre negative si sinjal dështimi”, thotë Bastian. “Kjo do të shtojë më shumë pakënaqësi”.

Bastian thotë se studimi nuk është një dënim i përpjekjes për të qenë i lumtur; përkundrazi, nënvizon rëndësinë e njohjes dhe pranimit të ndjenjave të pakënaqësisë si diçka po aq normale dhe të shëndetshme.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top