Nëse ndiheni të stresuar për punën, përqafimi i shkurtër i partnerit mund të jetë reagimi juaj natyral. Por, tani shkencëtarët kanë dhënë sugjerimin se të përqafosh me butësi bashkëshortin tuaj ndihmon në largimin e stresit.
Një përqafim, edhe nëse zgjat disa sekonda, mund të frenojë reagimin natyral të trupit ndaj situatave të vështira. Megjithatë, vetëm gratë duket se janë në gjendje të korrin përfitime. Tek meshkujt nuk u panë efekte të dukshme reduktuese të stresit. Studiuesit gjermanë thanë se kjo mund të jetë për shkak të faktit se gratë i shohin përqafimet ‘dukshëm më të këndshme’ sesa burrat. Ata gjithashtu prodhojnë më shumë oksitocinë si përgjigje. Hormoni i dashurisë, siç dihet, ndërhyn në prodhimin e kortizolit, duke ndihmuar kështu në uljen e niveleve të hormonit të stresit në trup. Ekspertët pohuan se gjetjet e tyre, të bazuara në 76 çifte, tregojnë se “prekja sociale mund të mbrojë stresin”.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se masazhet, përqafimi i kombinuar me mbajtjen e duarve dhe përqafimin së bashku me të folurit me dashuri me partnerin mund të zvogëlojë stresin tek gratë. Por, pak studime kanë hetuar efektet tek burrat, ose nëse vetëm përqafimi mund të luftojë stresin.
Përgatiti K.I / Burimi www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.