Përse tradhtojnë femrat? Çfarë fshihet pas tradhtisë?
Të tradhtosh burrin? Nuk është në stilin tënd. Vetëm se, ndonjëherë të ndodh të imagjinosh se si mund të jetë… dhe nëse do të ndodhte, për dashurinë apo dëshpërimin?!
Të ndjerit e dëshiruar, të hakmerresh ndaj tradhtisë… Një gjë është e sigurt: kur ndodh, ka gjithmonë një shpjegim, i mirë apo i keq qoftë. Ja se si e analizon Yvon Dallaire, psikolog dhe seksuolog dëshminë e një gruaje.
Të tradhtosh për t’u ndjerë e dëshiruar
Eleonora, 24 vjeçe, përgjegjesë komunikimi
Pas tri viteve histori dhe një viti bashkëjetesë, bilanci i jetës sime ishte mjaft i sheshtë. Para së gjithash, Giacomo ishte shumë i lidhur pas punës. Në veçanti, ka ndodhur pas shkuam të jetonim së bashku, atëherë kur nisa të ndihesha e lënë pas dore. Edhe në këndvështrimin seksual, rolet nuk ishin më aq argëtuese: isha unë që e çoja përpara lidhjen, ndërsa ai ishte pasiv. rezultati: nuk ndihesha aq e mbrojtur dhe as e dëshiruar.
“Me Paolon ndihesha sërish e rëndësishme”.
U takuam në punë e sipër. Pranova që në ngacmimet e para, dhe disa javë më vonë ndodhi takimi i parë, i cili shkoi përpara për gati tre muaj. Ndihesha keq, por më pas kthehesha në shtëpi dhe takoja burrin, i cili nuk denjonte të më hidhte asnjë shikim. Sjellja e tij më bënte të ndihesha se kisha të drejtë që po e tradhtoja. Kjo më ndihmonte të mos ndihesha në faj.
Kur isha me Paolon ndihesha e gjallë, ndërsa me Giacomo-n kisha përshtypjen se isha transparente. Në fund e lashë. Historia ime me Paolon mbaroi pak kohë më vonë, por nuk pendohem, sepse më dha forcën e duhur për të ecur përpara, duke më lejuar të kuptoja që situata që po përjetoja nuk ishte normale: që unë meritoja dashuri, vëmendje dhe pasion. Tani prej tre javësh po shoqërohem me një person: për momentin ndihem mirë me të, ndihem plotësisht e vlerësuar!
Këndvështrimi i psikologut
Mesa duket, mungesa e vëmendjes nga ana e njërit partner flet shumë, dhe është një nga shkaqet kryesore të tradhtisë femërore. Në fakt, vëmendja nga partneri është tejet e rëndësishme për një grua: janë ato që bëjnë të ndjehet e bukur, që ka besim në vetvete. Lacani me të drejtë thoshte që “gratë e dëshiruara, gratë e padëshiruara dhe gra dëshirojnë”. Të ndihesh e dashuruar, një grua ka nevojë të shihet dhe të sigurohet për fuqinë e saj të joshjes. Eleonora nuk lexonte më shumë pasionin në pamjen e partnerit të saj, kështu që dëshira e Paolos e ka ndihmuar të gjejë vetëbesimin dhe kurajën për të marrë një vendim që ajo nuk guxonte ta merrte më parë.
Ky impuls me gjasa lind nga frustrimi, që fëmijë. Eleonora ka jetuar një marrëdhënie me babain e saj dhe që tanimë e shtyn të tradhtojë partnerët. Është si ta trajtoje në një mënyrë për të bërë të paguajnë gjithë meshkujt mungesës së vetëvlerësimit ndaj vetes.
Tradhtia për… frika nga të qëndruarit vetëm.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi alFeminile
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.