Aktualitet

December 1, 2022 | 11:20

Përsëritet sulmi ndaj “Prestige Resort”/ Në nisje të sezonit festiv, qeveria “godet” perlën e turizmit shqiptar

Në një ditë si kjo e sotmja, kur mes njëri-tjetrit urojmë të kemi një muaj të mbarë, me sa më pak ngjarje të trishtueshme, ndodh ajo që në fakt gatuhet nën rrogoz, si për të na e ngarkuar edhe më shumë gjendjen shpirtërore.

Ndërkohë që presim festat, me dëshirën për të qenë më të gëzuar mes njëri-tjetrit, fatura kronikane televizive e përcjellë në një ditë si e kjo e sotmja, lë shijen më të shëmtuar. Madje kapërcen limitet deri aty sa të kthehet në bindjen se, nuk na presin ditë më të mira. Dhe, ndërsa kemi bërë plane se ku do t’i kalojmë festat, Krishtlindjen dhe Vitin e Ri, me familjen apo me kompaninë, me miqtë apo të dashurit e zemrës, ndodh që aty ku ti ke zgjedhur të shkosh, të të anulohet dëshira pa hapur sytë akoma.

Mëngjesi i sotëm, për të dytën herë, pas 31 gushtit që shkoi, shfaqi sërish fadromat e IKMT-të pranë Prestige Resort, duke alarmuar pushuesit vendas dhe të huaj që gjendeshin aty. Një akt aspak etik, për më tepër i pajustifikuar zyrtarisht sipas raportimit të medieve, i cili shkel në mënyrë të drejtpërdrejtë të drejtat e njeriut, përtej dhe vetë dokumentit ligjor shtetëror i cili mban firmë dhe vulë.

Cilado qoftë arsyeja, askush nuk ka të drejtë të gjendet përpara një dëmtimi të tillë moral, aq më tepër të pushuesve, të cilët duhej të ishin njoftuar paraprakisht për një ndërhyrje të tillë.  

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top