FB

May 15, 2021 | 8:50

Personat alergjikë duhen vaksinuar ndaj Covid-19

Pas fillimit të procesit të vaksnimit kundër Covid-19 në janar të këtij viti, një nga pyetjet më të shpeshta që ka munduar të sëmurët kronikë alergjikë ka qenë: A duhet të vaksinohem? Alergologu i njohur Mehmet Hoxha, mjek në shërbimin e alergologjisë në spitalin francez në QSUT, thotë se çdo subjekt me episode alergjie në të shkuarën apo me sëmundje kronike alergjie duhet të vaksinohet.

1

Por kujdes! Përcaktimi i llojit të vaksinës që një i sëmurë kronik duhet të marrë, i takon personelit shëndetësor, i cili në formularin e hartuar nga ISHP klasifikon pacientin në nivelin e duhur të problemeve alergjike sipas formave që ai shfaq.

Ndërkaq një i sëmurë alergjik gjithashtu ka disa rregulla vrojtuese më të sofistikuara gjatë vaksinimit nga personeli shëndetësor.

Substancat plastike si Polisorbati dhe Polietileni Glikol, të cilat inkapsulojnë materialin genetik të vaksinës, ndodhet zakonisht tek parfumet, disa ushqime, dhe disa kimikate të substancave medikamentoze të caktuara. Individë që shfaqin alergji ndaj këtyre substancave ,pa e ditur, duhet të bëjnë provën e alergjisë për ta përcaktuar.

 

Burimi rtsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top