Në fokus

March 19, 2020 | 8:28

Personat me këtë grup gjaku rrezikohen më shumë nga koronavirusi

Njerëzit që kanë grupin e gjakut A mund të jenë më të rrezikuar për t’u infektuar me koronavirus, sipas një studimi të ri kryer në Kinë. Ndërsa për personat me grupin e gjakut O mund të jenë më rezistentë ndaj virusit, raporton Nju Jork Post.

Shkencëtarët që po studiojnë virusin COVID-19 në epiqendrën e tij të shpërthimit, Wuhan, dhe qytetin Shenzhen, zbuluan se përqindja e pacientëve me grupin e gjakut A, pozitiv dhe negativë, janë infektuar dhe vrarë “dukshëm” me shifra më të larta. Pacientët e grupit të gjakut O, ndërkohë, përbëjnë një pjesë më të vogël të të infektuarve dhe të vrarëve nga virusi.

“Njerëzit me grupin e gjakut A mund të kenë nevojë veçanërisht për forcimin e imunitetit dhe masave personale mbrojtëse, me qëllim zvogëlimin e shanseve të infektimit”, shkruajtën studiuesit në Qendrën për Mjekësi të Bazuar në Evidencë dhe Përkthim, bazuar në Wuhan.

Megjithëse ekipi, i udhëhequr nga Wang Xinghuan, e cilësoi studimin si “paraprak”, theksoi se duhej bërë më shumë punë për të arritur në gjetje konkrete.

 

Burimi / Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top