Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të përfituar nga kjo bimë aromatike e jashtëzakonshme është të përtypni një gjethe në ditë për të paktën pesë minuta, nëse është e mundur para ngrënies. Thjesht duhet të përtypet, jo të gëlltitet. Dhe pas pesë minutash duhet të shpëlani gojën.
Gjethet e dafinës, përfitimet shëndetësore që sjell përdorimi i tyre
- Stimulon oreksin
Vaji i gjethes së dafinës është një aleat i shkëlqyer për njerëzit që vuajnë nga humbja e oreksit. Në fakt vitaminat që përmban, nxisin urinë.
- Eliminon gazrat dhe fryrjen
Komponimet organike që gjenden në gjethet e dafinës përmbajnë enzima që mund të ndihmojnë në luftimin e dhimbjeve të stomakut dhe në zbutjen e simptomave të sindromës së zorrës së irrituar, duke reduktuar fryrjen dhe gazrat.
- Lufton infeksionet e mishrave të dhëmbëve
Për infeksionet e mishrave të dhëmbëve, rekomandohet shumë gargara me ujë të ngrohtë dhe një gjethe dafine të bluar.
- Lufton gingivitin
Nëse kemi një rast të gingivitit të vërtetë, vajrat esencialë që gjenden në gjethet e dafinës kanë një efekt të mirë anti-inflamator. Si më sipër, mund të bëni gargarë me ujë të ngrohtë dhe gjethe dafine të bluar.
- Lufton erën e keqe të gojës
Nëse keni probleme me erën e keqe të gojës, një mënyrë e shkëlqyer për ta zgjidhur këtë është të përtypni dy gjethe dafine në ditë.
- Mund të luftojë diabetin
Sipas të dhënave nga një studim i kryer në Shtetet e Bashkuara, konsumimi i një deri në tre gramë gjethe dafine në ditë mund të lehtësojë disa nga simptomat që zakonisht shihen tek pacientët me diabet të tipit 2. Sipas të dhënave nga ky studim, dafina do të reduktonte glukozën në gjak me 21 deri në 26% pas një muaj përdorimi.
- Mund të ulë kolesterolin
Sipas këtij studimi, konsumimi i gjetheve të dafinës uli kolesterolin total me 20 deri në 24% pas një muaji përdorimi; ulje më të qëndrueshme pati në kolesterolin LDL (kolesteroli i keq), nga 32 në 40%.
Burimi / https://donnaup.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.