FB

July 9, 2021 | 8:45

Përveç ftohjes, këto janë rreziqet që ajri i kondicionuar i sjell shëndetit

Aparatet e klimës janë “fidanishte” të vërteta të baktereve dhe viruseve, nëse nuk mirëmbahen rregullisht dhe në mënyrë të drejtë. Mbajtja e keqe e kondicionerëve çon në shfaqjen e alergjive dhe sëmundjeve të ndryshme.

Ajri nga kondicionerët, të cilat nuk mirëmbahen rregullisht, shpesh janë të cilësisë së keqe, ndërkaq ndonjëherë madje edhe me aromë të pakëndshme. Vendet e lagështa, të ndotura dhe të errëta brenda tyre janë terren i përshtatshëm për zhvillimin e baktereve, kërpudhave…

Ajri i kondicionuar nxit edhe shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut, artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes. Qëndrimi në hapësira të këtilla mund të rrënojnë seriozisht shëndetin tuaj.

Pasojat më të shpeshta janë irritimi i mukozës së syve, kollitja, të kruarit, s’mundje të ndryshme të fytit dhe hundës, infeksione të shpeshta, dhembja e kokës dhe lodhja psikike.

Ata që shpenzojnë shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo shkaktohet kryesisht nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të jashtëm që shkakton djersitje.

 

 

Burimi / BW

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top