Dashuria mature duhet të kultivohet, të ushqehet dhe të forcohet çdo ditë. Kjo është një marrëdhënie që nxit rritjen individuale dhe ofron një hapësirë për mësim dhe përvoja, një mundësi për të zhvilluar lidhje emocionale dhe për të pranuar dobësi, të cilat janë thelbësore për t’u plakur së bashku në qetësi.
Dashuria mature hap dyert e vetëdijes dhe ndjeshmërisë. Zhvillon aftësitë tona sociale dhe na predisponon për një zhvillim më të madh emocional dhe shoqëror.
Të gjithë njohim të paktën një çift, të cilët kanë qenë së bashku një jetë, të cilët kishin fatin e mirë të rriteshin së bashku. Nëse kërkojmë të na zbulojnë sekretin e tyre, me siguri do të na flasin për bashkëpunimin, kujdesin dhe dashurinë reciproke. Sepse ndërtimi i një jete në çift është një punë që bëhet në dy, në të cilën të dy marrin vendimin e ndërgjegjshëm për t’u përkushtuar dhe përpjekur ta mbajnë atë lidhje.
“Dashuria është një sfidë e vazhdueshme, nuk është një vend pushimi, por është lëvizje, është rritja, është të punuarit bashkë, qoftë në harmoni apo konflikt, gëzim apo trishtim, sepse kjo është dytësore për realitetin themelor të dy njerëzve që eksperimentojnë veten duke shkuar drejt esencës së ekzistencës së tyre”. Erich Fromm
Të plakemi së bashku është dashuri mature
Jeta e çiftit kërkon një rrugë të gjatë për të përshkuar, me ulje dhe ngritje, dhe, natyrisht, jo pa pengesa, por gjithashtu me kënaqësi të mëdha. Një rrugë që mund të ndërmerret vetëm kur të dyja palët të jenë dakord dhe të vendosin ta ndërmarrin atë.
Nuk duhet harruar se me kalimin e kohës, jo vetëm trupi dhe aspekti fizik ndryshojnë, por edhe dashuria, dhe ndjenjat evoluojnë, dhe kjo kërkon pranimin e tjetrit për atë që është. Ata që kanë jetuar së bashku për një kohë të gjatë e dinë mirë se mënyra që ata donin në fillim të marrëdhënies nuk është e njëjtë me atë të tanishmes.
Çifti i konsoliduar kalon nëpër një sërë situatash që mund të prodhojnë ndryshime në jetën së bashku. Fëmijët janë emancipuar ose, edhe pse ende jetojnë në shtëpi, nuk kërkojnë më vëmendje të vazhdueshme. Ju filloni të mendoni rreth pensionit dhe menaxhimi i shtëpisë bëhet më i lehtë për çështjet praktike.
Ky është momenti në të cilin çifti gjen intimitetin e tij dhe kjo rrethanë, nëse shfrytëzohet mirë, mund të bëhet një mundësi për të shijuar jetën në çifti dhe interesave të përbashkëta. Erich Fromm, një psikolog dhe filozof humanist, në librin e tij “Arti i dashurisë”, pohon se, dashuria mature nuk është ta duash tjetrin se ka nevojë, por sepse e do.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi lamente.net
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.