Provoni këtë ushtrim të shkurtër. Listoni numrin e ankesave që keni shprehur gjatë javës së kaluar. Mund të jetë një ankesë për një produkt apo shërbim, për një politikan që bëri diçka që nuk ju pëlqeu, një mik apo koleg që ju mërziti ose një anëtar të familjes që lëndoi ndjenjat tuaja. Mund të jetë edhe një ankesë për motin apo një film që ju zhgënjeu. Ju duhet të keni së paku 15 ose më shumë në listë nëse numëroni gjërat e vogla.
Tani pyetja e rëndësishme: Sa prej atyre ankesave ishin produktive? Ky numër zakonisht është më i vogël se 5%. Me fjalë të tjera, në qoftë se keni pasur njëzet ankesa në listën tuaj, do të kishte vetëm një, që do të jepte një rezultat të kënaqshëm.
Studimet tregojnë sene jemi tepër të pangopur në bërjen e ankesave dhe jemi shumë të paefektshëm në marrjen e një rezultati të kënaqshëm, sepse ne nuk ankohemi në mënyrë efektive
Këtu janë pesë gabime të zakonshme, shmangia e tyre është vendimtare nëse doni të merrni një rezultat:
Ne nuk mendojmë për atë që duam të arrijmë. Qëllimi i ankimit duhet të jetë arritja e një rezultati specifik (shih gabimin # 5 për pse-në). Prandaj, ne duhet të ndalemi dhe të mendojmë se çfarë duam të arrijmë para se të flasim.
Ne lejojmë zemërimin të shkëpusë mesazhin tonë. Ne zakonisht kërkojmë të ankohemi kur jemi të frustruar, lënduar ose inatosur. Ndjenja e zemërimit është e mirë nëse është e qartë se po përpiqemi të kontrollojmë emocionet tona dhe të komunikojmë në mënyrë të arsyeshme. Por, kur zëri ynë merr shumë zë, toni ynë është shumë i mprehtë ose ne e zbukurojmë mesazhin tonë me mallkime, e gjithë vëmendja e marrësit të ankesës do të shkojë në zemërimin tonë dhe asnjë në mesazhet.
Ne përfshijmë më shumë se një ankesë në një kohë. Dëgjimi i ankesave gjithmonë i bën njerëzit të ndihen mbrojtës, kështu që ne duhet t’i shprehim problemet tona në mënyra që nuk i trullosin ata. Është shumë më efektive të flasësh për një ankesë dhe të marrësh një rezultat se sa të dëgjosh tre prej tyre dhe të mos marrësh asgjë, sepse personi tjetër humbet durimin.
Ne nuk ankohemi tek personi i duhur. Çuditërisht, siç mund të duket, ne rrallë i shprehim ankesat tek personi i duhur. Ne i ankohemi partnerit tonë për miqtë dhe miqve për partnerin tonë. Nëse një ankesë me të vërtetë na irriton ne i detyrohemi vetes dhe paqes sonë të mendjes për ta adresuar atë tek njerëzit që mund të bëjnë diçka në lidhje me të.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.