Këshilla & Arsye

October 12, 2017 | 11:00

Pesë këshilla që ndihmojnë në menaxhimin e stresit

Stresi ndodh kur perceptoni se kërkesat e vendosura mbi ju – të tilla si puna, shkolla ose marrëdhëniet – tejkalojnë aftësinë tuaj për t’i përballuar. Pak stres mund të jenë i dobishëm në kohë, duke prodhuar një nxitje që siguron energjinë për të tejkaluar disa situata. Megjithatë, një sasi ekstreme e stresit mund të ketë pasoja shëndetësore, duke ndikuar në sistemin imun, kardiovaskular dhe neuroendokrin dhe në sistemin qendror nervor, duke shkaktuar një gjendje të rëndë emocionale.

stres

Stresi kronik i patrajtuar mund të rezultojë në kushte të rënda shëndetësore duke përfshirë ankthin, pagjumësinë, dhimbjen e muskujve, presionin e lartë të gjakut dhe sistem imunitar të dobësuar. Hulumtimet tregojnë se stresi mund të kontribuojë në zhvillimin e sëmundjeve, të tilla si sëmundjet e zemrës, depresioni dhe obeziteti.

Por, duke gjetur mënyra pozitive dhe të shëndetshme për të menaxhuar stresin, shumë nga këto pasoja negative shëndetësore mund të reduktohen. Disa njerëz preferojnë të ndjekin hobi si kopshtaria, duke luajtur muzikë, duke krijuar art, ndërsa të tjerët gjejnë ndihmë në aktivitete si: meditim, joga dhe ecje.

Këtu janë pesë teknika të shëndetshme që ndihmojnë në reduktimin e stresit në afat të shkurtër dhe afatgjatë.

Merrni një pushim nga stresorët. Mund të duket e vështirë të largoheni, por vetëm 20 minuta për t’u kujdesur për veten  janë të dobishme.

Aktiviteti fizik. Ne vazhdojmë të dëgjojmë për përfitimet afatgjata të një stërvitjeje të rregullt. Por edhe një shëtitje 20-minutëshe, noti apo kërcimi mund të kenë efekt të menjëhershëm.

Buzëqesh dhe qesh. Truri ynë është i ndërlidhur me emocionet tona dhe shprehjet e fytyrës.

Kërkoni ndihmë. Telefononi një shok, dërgoni një e-mail. Kur ndani shqetësimet ose ndjenjat tuaja me një person tjetër, kjo ndihmon në lehtësimin e stresit.

Meditoni. Meditimi dhe lutja ndihmojnë mendjen dhe trupin të relaksohen dhe të përqendrohen.

Marketing: psikologjia@revistapsikologji.com Cel: 068 20 548 46 / Tel: + 355 4 2 403 207 / rolandpanorama@gmail.com

Copyright © 2016 Revista Psikologjia.

To Top

Powered by themekiller.com anime4online.com animextoon.com apk4phone.com tengag.com moviekillers.com