Strijat mund të shfaqen në ngjyrë të kuqe ose vjollcë dhe pak nga pak kthehen në ngjyrë të bardhë me kalimin e kohës. Shenjat e freskëta duken më të kuqe, sepse enët e gjakut janë ende në fazën e rritjes dhe kjo është koha ideale për të filluar trajtimin.
Shenjat e bardha kanë qenë në trupin tuaj për një kohë të gjatë dhe janë më të vështira për t’u trajtuar, por ende mund të zbehen në mënyrë natyrale.
Shenjat nga strijat janë të padëmshme, por për shkak të pranisë së tyre shumë njerëz mund të ndjejnë stres ose ankth për mënyrën se si duken.
- Përdorni krem retinoid.
Retinoidi është efektiv në trajtimin e strijave të kuqe. Mund të përmirësojë pamjen e atyre që kanë më pak se një muaj që janë shfaqur. Retinoidi ndihmon në rindërtimin e kolagjenit dhe i bën strijat të duken si lëkura juaj normale.
- Nxirësit artificialë të trupit mund t’ju ndihmojnë.
Nëse keni strija, nxirja në diell nuk rekomandohet. Kjo sepse dielli mund të errësojë strijat dhe t’i bëjë shenjat më të dukshme. Prandaj mund të përdorni thjesht një nxirës artificial.
- Hani ushqimet e duhura.
Nuk ka ushqim magjik që mund të zhdukë strijat e kuqe, por disa produkte ndihmojnë në promovimin e shëndetit të lëkurës dhe zvogëlojnë shfaqjen e strijave. Ekspertët mjekësorë rekomandojnë të pini shumë ujë, pasi e mban lëkurën të butë dhe dhe mundësitë që strijat të shfaqen janë më të pakta. Ushqimet e pasura në zink, të tilla si arrat ose peshku, gjithashtu kontribuojnë në një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim.
- Përdorni skrab rregullisht.
Një skrab për lëkurën e trupit mund t’ju ndihmojë të shpëtoni nga qelizat e vdekura. Heqja e lëkurës së vdekur nga strijat lejon që trajtimet e tjera për zbehjen e shenjave të funksionojnë më shpejt.
- Ruani peshën dhe mos humbni apo shtoni shumë kilogramë brenda një kohe të shkurtër.
Nëse jeni aktiv dhe nuk keni ndryshime të mëdha në peshë, atëherë mund të parandaloni strijat. Është më e lehtë të zbehësh strijat e vjetra nëse lëkura nuk po zgjerohet për shkak të shtimit apo humbjes së kilogramëve në një periudhë të shkurtër.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.