FB

December 10, 2021 | 9:57

Pesha dhe metabolizmi, si të qëndroni në formë edhe gjatë festave

Metabolizmi, një fjalë që e kemi dëgjuar shpesh dhe që tregon një sërë procesesh biokimike që ndodhin në organizmin tonë. Është një aktivitet kompleks që mund të ketë implikime në aftësinë fizike dhe në gjëra për të cilat ndoshta nuk jemi plotësisht të vetëdijshëm: ja disa këshilla për t’u përpjekur të kuptoni pak më shumë.

Festat e Krishtlindjeve po na vijnë dhe goja na lëshon lëng kur mendojmë për të gjitha shijet dhe delikatesat që do të ndriçojnë tryezën tonë. Megjithatë kujdes, pasi ndjenja e fajit për vakte tepër të mëdha është shumë pranë dhe fjala dietë ka të ngjarë të jetë një mendim i vazhdueshëm për muajt e ardhshëm.

Nëse, pavarësisht përpjekjeve tona, nuk arrijmë të humbim peshë, ndoshta është rasti të pyesim veten pse nuk jemi në gjendje të rikthehemi në formë. Ndoshta zgjidhja për këtë mund të jetë në metabolizmin tonë.

Njihuni me veten: Të jeni të vetëdijshëm për llojin e metabolizmit tuaj është gjëja më e rëndësishme që duhet të dini përpara se të filloni ndonjë dietë. Është e natyrshme që nëse metabolizmi është i ngadaltë, kjo mund të komprometojë rezultatin e sakrificave tona dhe të zvogëlojë shpresat për të humbur peshë. Të kuptuarit se si funksionon metabolizmi ynë, duke përcaktuar nëse është i shpejtë apo i ngadalshëm, është thelbësor për të vlerësuar me vetëdije strategjitë më të mira për t’u zbatuar.

Zbuloni nëse gjithçka po funksionon siç duhet: metabolizmi është shpejtësia me të cilën trupi ynë djeg kalori për të kënaqur nevojat jetike, duke i shndërruar kaloritë e ushqimeve që futim me ushqim, në energji. Një metabolizëm që funksionon mirë është thelbësor për shëndetin tonë dhe për të mbajtur një peshë trupore normale. Prandaj, para se të shqyrtojmë ndonjë dietë, këshillohet të kuptojmë se çfarë lloj metabolizmi kemi dhe më pas të vendosim një program adekuat ushqimor, përveç aktivitetit fizik. Duhet të kihet parasysh se ekzistojnë dy lloje metabolizmi: metabolizmi bazal, d.m.th. sasia e energjisë që është e nevojshme për të mbajtur funksionet jetësore dhe që në përgjithësi përfaqëson 70% të totalit, dhe metabolizmi i energjisë, i cili prodhon energjinë që konsumohet gjatë aktivitetit fizik që praktikohet çdo ditë.

Kur metabolizmi është i shpejtë: një metabolizëm që funksionon siç duhet është ëndrra e të gjithëve. Ata që gëzojnë një metabolizëm të shpejtë priren të shtojnë dukshëm më pak peshë se ata me metabolizëm të ngadaltë dhe në përgjithësi nuk vuajnë nga presioni i ulët i gjakut, nuk grumbullojnë lehtësisht yndyrë, nuk vuajnë nga mbajtja e ujit ose fryrja e barkut, nuk kanë probleme me tretjen dhe zorrët funksionojnë rregullisht. Me pak fjalë, një pasuri e vërtetë dhe kushti më i mirë për të përballuar çdo tepricë ushqimore pa pasoja të mëdha në linjat trupore.

Kur metabolizmi është i ngadalshëm: i lehtë për t’u njohur, për fat të keq. Në fakt, një metabolizëm i ngadaltë në përgjithësi paraqet pothuajse të njëjtat simptoma: pavarësisht se sa vëmendje i kushtoni asaj që hani dhe sa sport dhe lëvizje jeni në gjendje të praktikoni, kur shkoni për t’u peshuar, pesha juaj nuk ka ndryshim. Nëse kësaj i shtojmë ndjesinë e vazhdueshme të ënjtjes dhe lodhjes, atëherë mund të jemi në prani të ndryshimeve metabolike, të cilat mund të komprometojnë vetëvlerësimin tonë.

Identifikoni simptomat: a ndihemi përherë të lodhur? Është e mundur që problemi të jetë një metabolizëm i ngadaltë, i cili e tendos trupin, i cili lufton për të kthyer ushqimin në energji. A dëshirojmë gjithmonë ëmbëlsirat? Edhe në këtë rast mund të kemi një të dhënë të rëndësishme, sepse sheqeri përdoret për t’u mbushur me energji: megjithatë, nëse dieta është e saktë dhe flemë në mënyrë të kënaqshme, kjo nuk duhet të ndodh. Një tjetër simptomë e ndryshimit metabolik mund të jetë ndjesia e të paturit ftohtë edhe kur temperaturat janë të larta: proceset e duhura metabolike krijojnë energji duke e ngrohur trupin në mënyrë natyrale. Së fundi, le t’i hedhim një sy lëkurës dhe flokëve tanë: nëse ato janë tepër të thata, mund të kemi një problem hidratimi të lidhur me një metabolizëm të gabuar.

Çfarë mund të bëni për të qëndruar në formë: para së gjithash, për të djegur kalori një zgjidhje optimale është përmirësimi i muskujve. Lëvizja e rregullt dhe praktikimi i aktivitetit fizik rrisin shumë metabolizmin tonë, i cili mbetet i lartë edhe disa orë pas përfundimit të stërvitjes, madje deri në dymbëdhjetë orë nëse ishte veçanërisht intensiv. Aktiviteti i përzier është ideal për t’i dhënë një nxitje të mirë metabolizmit: për shembull, punë me intensitet të lartë, si ushtrime tonifikuese me pesha, me makineri ose peshë trupore, e ndjekur nga aktivitete aerobike si vrapimi, çiklizmi ose noti. Dhe edhe nëse celuliti nuk largohet, ne do të kemi përmirësim të qarkullimit të gjakut, sistemit kardiovaskular dhe falë endorfinës së prodhuar, do të ndihemi edhe më në formë dhe më të gëzuar.

Mos harroni kurrë të…: për të përshpejtuar metabolizmin, është një ide e mirë të hani një mëngjes të bollshëm, duke u përpjekur të mos anashkaloni kurrë vaktet, pasi nëse kalon shumë kohë midis tyre, trupi ynë priret të ngadalësojë metabolizmin për të përballuar mungesat e përkohshme të lëndëve ushqyese. Edhe dietat e minutës së fundit duhet të shmangen, pasi një kufizim i kalorive tenton të ngadalësojë metabolizmin duke reduktuar shpenzimet e energjisë dhe duke rritur aftësinë e trupit për të përthithur lëndët ushqyese të pranishme në ushqim. Asnjëherë mos i përjashtoni plotësisht yndyrat dhe mishin e kuq nga dieta juaj, sepse një dietë me pak yndyrë tenton të ulë prodhimin e hormoneve anabolike, duke ngadalësuar metabolizmin. E fundit, por jo më pak e rëndësishme, është e nevojshme të ruani një hidratim të mirë duke pirë të paktën dy litra ujë në ditë dhe duke konsumuar shumë fruta dhe perime.

 

 

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top