Mirëqenie

August 3, 2018 | 14:06

Peshku, ilaç kundër artritit

Dy racione peshk në javë dhurojnë përfitime të mëdha. Të konsumoni peshk ndihmon për të mbajtur nën kontroll artritin reumatoid me efekte të dukshme, po ta krahasojmë me efektin e ilaçeve që përdoren për të kuruar këtë sëmundje. 

Ky është përfundimi i një studimi “vëzhgues” i bërë me rreth 180 persona nga “Brigham and Women’s Hospital”, në bashkëpunim me “Harvard Medical School” në Boston. Pacientët e vëzhguar kanë plotësuar një ditar ushqimor, duke treguar në mënyrë të veçantë konsumin e peshkut të pa skuqur. 

Duke krahasuar të dhënat e mbledhura, doli në pah se ata persona që shtojnë konsumin javor të peshkut (1-2 racione në javë ose dhe më shumë) shfaqin aktivitet më të ulët të sëmundjes (ënjtje të kyçeve, dhimbje, inflamacione, etj), si dhe të faktorëve të tjerë që mund të ndikojnë te kjo sëmundje.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 129

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top