Ne e dimë se ka fruta që mund të bëjnë mrekulli nëse ato konsumohen rregullisht. Papaja është sigurisht një nga këto, sepse është në gjendje të pastrojë trupin tonë nga toksinat dhe substancat e dëmshme. Për më tepër, kur konsumohet së bashku me tërshër, ndihmon në normalizimin e niveleve të kolesterolit dhe pastrimin e zorrëve. Si mund të konsumohen së bashku tërshëra dhe papaja? Në formën e një smoothie. Ja se si ta përgatisni…
Përbërësit:
- Gjysmë filxhan papaja i copëtuar
- 1 filxhan kos të thjeshtë
- 2 lugë tërshërë
Përgatitja:
Përgatitja e kësaj pije kërkon vetëm një hap. E gjitha çfarë duhet të bëni është të vendosni të gjithë përbërësit në një blender. Është e këshillueshme ta konsumoni menjëherë pasi e keni përgatitur. Për më tepër, për të marrë efektet e dëshiruara është e këshillueshme të konsumoni të paktën një gotë në ditë për 30 ditë, çdo mëngjes.
Burimi / www.dididonna.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.