Të gjitha ata persona që janë atletë dhe sportivë janë jo vetëm të shkathët me këmbët, por diçka është ndryshe edhe brenda trupit të tyre. Një studim i fundit amerikan shpjegon se në pjesën e tyre intestinale, ekziston një bakter i cili çuditërisht favorizon performancën fizike.
Hulumtuesit kanë zbuluar se përqendrimi i këtij mikroorganizmi rritet pas vrapit dhe janë përpjekur të kuptojnë se cilat procese e shkaktojnë një gjë të tillë Rezultatet sugjerojnë se marrja e probiotikëve që përmbajnë bakterin në fjalë mund të përmirësojë aftësinë për të lëvizur edhe tek ata që janë sedentar dhe nuk u pëlqen shumë të ecin apo të vrapojnë.
Ky kërkim nisi në vitin 2015, ku specialistët analizuan jashtëqitjen e 15 pjesëmarrësve në maratonën e Boston, për të kuptuar më shumë mikrobiomën intestinale.
Të dhënat janë krahasuar me materialin e marrë nga kampionet e 10 personave sedentarë. Vëmendja e hulumtuesve u përqendrua mbi një bakter që i përket llojit Veillonella, që rezultoi se ishte më shumë prezentë tek atletët që morën pjesë në garë. Në përgjithësi ky bakter mund të gjendet lehtësisht në aparatin e frymëmarrjes dhe në raste të rralla mund të çojë në infeksione. Ideja se bakteri mund të luajë një rol në aktivitetin fizik u konfirmua më pas nga një analizë e kryer tek miu.
Anketa tregoi se kafsha, pas marrjes së elementëve me këtë bakter ishte më i zoti të lëvizje. Bakteri Veillonella ushqehet me acid laktik, një kompleks që grumbullohet pas ushtrimit fizik dhe që prodhohet me bollëk nga atletët në muskujt e nënshtruar ndaj një përpjekjeje të fortë, ndërsa për ata që nuk stërviten gjenerohet në sasi të mëdha edhe nëse merren me një aktivitet me intensitet të mesëm. Hulumtimi tregoi se çelësi i lidhjes mes mikrobiomës dhe aktivitetit fizik gjendet te ky acid.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

