Mirëqenie

May 7, 2018 | 13:51

Pija me xhinxher dhe mente përshpejton rënien në peshë

Shumë njerëzve u duhet të përshpejtojnë metabolizmin, prandaj kanë vështirësi të humbin peshë, pavarësisht dietave. Duke patur një metabolizëm të ngadaltë, djegin më pak kalori se normalisht dhe prandaj shëndoshen më lehtësisht.

Pija me xhinxher dhe mente ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit dhe për rrjedhojë rënien në peshë.

Këto janë shenjat e një metabolizmi të ngadaltë:

Shëndosheni lehtësisht
Pavarësisht dietave e keni të vështirë të humbni peshë
Tentoni të mblidhni dhjam rreth belit
Jeni njerëz të ftohtë
Ndjeheni shpesh të lodhur
Mezi zgjoheni në mëngjes
Tretja juaj është e ngadaltë dhe e rëndë
Mund të keni tendencën e kapsllëkut

Receta e xhinxherit dhe mentes

Për të përgatitur këtë pije ju duhet mente e freskët, një degë, një copë xhinxher i freskët, ose 6 gr xhinxher pluhur, 1 litër ujë dhe stevia për ta ëmbëlsuar.

Përgatitja:
Mjafton ti kalosh në frulator të gjithë këta përbërës dhe më pas e filtrojmë. Mund të pihet e ngrohtë ose e ftohtë. Për të dhënë efektet duhet ta konsumojmë larg vakteve, sidomos në mëngjes esëll. Në këtë mënyrë e nisim ditën me energji dhe gati për të djegur kalori.

Burimi / TopChannel

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top