Mirëqenie

May 29, 2020 | 9:56

Pija natyrale që aktivizon tiroiden, shpejton metabolizmin dhe djeg më shumë kalori

Gjëndra tiroide është një gjëndër në formë fluture që rregullon shkallën e shumë aktiviteteve metabolike, siç është shkalla me të cilën digjen kaloritë ose rreh zemra. Përveç kësaj, gjëndra tiroide kryen një funksion në kontrollin e temperaturës së trupit, ndjeshmërinë ndaj hormoneve të tjera dhe zhvillimin e trurit të fëmijës së palindur.

Mosfunksionimi i tiroides mund të shkaktojë hipotiroidizëm, kur gjëndra nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroide, ose hipertiroidizëm, kur prodhon hormone të tepërt të tiroides. Ndër faktorët që mund të ndikojnë në funksionet e tiroides janë prania e toksinave. Kjo është arsyeja pse për të mbrojtur gjëndrën tiroide është e nevojshme të miratohet një dietë pa substanca që mund të ndryshojnë funksionimin e saj.

Ekzistojnë gjithashtu disa ushqime që janë veçanërisht të dobishme për tiroiden. Më poshtë ju sugjerojmë një recetë që ju ndihmon në përmirësimin e funksioneve të tiroides.

Për të përgatitur pijen ju nevojiten: 2 mollë të mëdha, 3 karota, 1 copë shafran Indie i freskët, 1 lugë çaji vaj liri.

Qëroni mollët dhe karotat dhe prijini në copa. Nxirrni lëngun nga mollët, karotat dhe shafrani Indisë, më pas shtoni një lugë çaji vaj liri. Përziejini mirë dhe pijeni. Nëse nuk keni një shhtrydhëse, përzieni të gjithë përbërësit duke shtuar gjysmë gote ujë.

 

 

Burimi / https://www.rimedio-naturale.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top