Është koha që të freskoheni në mënyrë të shëndetshme. Nëse jeni adhurues i lëngjeve dhe i pijeve të tjera, ekziston alternativa për ujin, të cilat do t’ju japin efektin e njëjtë.
Zieni çaj dhe lëreni të ftohet dhe kënaquni me të mirat qw jua ofron lloji i caktuar i çajit. Çaji i zi është shumë i mirë, sepse ul nivelin e kolesterolit në gjak, liron nga stresi dhe përmirëson kujtesën.
Çaji i gjelbër është antioksidant i shkëlqyeshëm, gjithashtu zvogëlon rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare.
Çaji i kamomilit është ideal për zbutjen e stresit dhe vështirësive, prandaj është shumë i mirë kur dëshironi të qetësoheni.
Çajrat e kuq do të ngadalësojnë plakjen dhe do të forcojnë sistemin tuaj imunitar. Nëse nuk jeni rezistues ndaj ftohjeve dhe alergjive, këto çajra janë të dobishme për ju.
Çaji i belushit është i mirë kundër infeksioneve urinare, por gjithashtu është i mirë edhe për lukthin.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.