Pije me gaz dhe pa sheqer? Duket e çuditshme, por në disa raste mund te pengojnë formimin e gurëve në veshka. Për këtë tezë janë të bindur studiuesit e Universitetit të Kalifornisë, të cilët kanë analizuar 15 “soft drinks”, duke zbuluar se përmbajnë sasi substancash si citratet dhe malatet (kripëra të acidit citrik dhe acidit malik), të mjaftueshme për të ndryshuar ekuilibrin e disa parametrave biokimikë.
Sipas një artikulli në “Journal of Urology”, pijet dietike ngadalësojnë formimin e oksalatëve të kalciumit, të cilat janë “lënda e parë” e shumë gurëve në veshka. Megjithatë, sipas studiuesve, kjo nuk është një arsye që njerëzit t’i pinë ato pa limit.
Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 151
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.