Shumë njerëz i përfshijnë ato në dietën e tyre si një zëvendësues për qumështin e lopës. Por kjo nuk është gjithmonë e nevojshme, thonë ekspertët.
Këto përfshijë sojen, orizin, bajamen, tërshërën dhe gjithashtu dhe kokosin. Pijet bimore kanë qenë gjithnjë e më shumë popullore për disa vjet. Italianët i kanë përfshirë shumë në dietën e tyre, që nga viti 2016 këto produkte ushqimore janë bërë zyrtarisht pjesë e shportës Istat. Megjithatë, Gjykata Evropiane ka vendosur që të gjitha këto pije (me bazë bimore) nuk mund të shiten nën emrin “qumësht”: formulimi është i rezervuar vetëm për produktet me origjinë shtazore.
Ato nuk duhet të jenë zëvendësues për qumështin e lopës
Të heqësh dorë nga qumështi i lopës, me të cilin këto pije kanë shumë pak të përbashkëta, mund të jetë një zgjedhje e ndikuar nga motivime të ndryshme, si e karakteristikave shëndetësore, ashtu dhe ideve ideologjike. Por nëse nuk ka arsye shëndetësore, në kuptimin që nuk jeni alergjik ndaj laktozës, nuk është shumë e drejtë që të eliminoni plotësisht qumështin e lopës nga dieta juaj. Një ide e mirë është që të përfshini të dyja zgjidhjet në dietën tuaj, në mënyrë alternative dhe të ekuilibruar.
Burimi / www.ok-salute.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.