Këshilla & Arsye

June 11, 2019 | 8:45

Pijet që eliminojnë gazrat dhe fryrjet e barkut në pak minuta

Ka shumë njerëz që vuajnë nga inflamacioni abdominal, një çrregullim i shkaktuar jo nga yndyra e tepërt, por nga probleme të zorrëve, të tilla si akumulimi i gazit, tretja e dobët ose zakoni për të ngrënë shumë shpejt.

Nëse ju shpesh vuani nga fryrja e barkut, metodat natyrore që ne sugjerojmë më poshtë me siguri do të vlejnë për ju. Këto janë mjete që luftojnë kundër gazit të tepërt dhe reduktojnë inflamimin e barkut. Konsumimi i këtyre duhet të kombinohet me një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.

Klorofil, limon dhe aloe vera. Të tre kanë vlera pastruese që na ndihmojnë të largojmë toksinat nga trupi, të pastrojmë zorrën e trashë dhe arteriet. Hidhni një lugë klorofili të lëngshëm, dy xhel aloe vera dhe lëng limoni në një tas. Përziejini mirë të gjithë përbërësit dhe piheni esëll gjysmë ore para se të hani mëngjes.

Ujë me limon, xhenxhefil, kastravec dhe nenexhik. Është një pije freskuese, me pak kalori dhe e pasur me përfitime shëndetësore. Në 2 litra ujë hidhni 1 lugë çaji xhenxhefil të freskët të grirë, një limon dhe kastravec të prera në feta, dhe një grusht nenexhik të freskët. Lërini në frigorifer për disa orë, pastaj filtrojeni dhe piheni gjatë ditës.

Lëng karote, selino dhe hudhra. E shkëlqyeshme për eliminimin e gazrave dhe reduktimin e ënjtjes së barkut, ky lëng ka veti pastruese dhe antioksiduese. Përzieni një kërcell selino, dy karota dhe një thelbi hudhër së bashku me pak ujë. Këtë pije duhet ta konsumoni pasdite.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top