Piloti i United Airlines i quajtur Cole Doss publikoi një video në rrjetin social Instagram, e cila tashmë është bërë virale, pasi ai u njofton pasagjerëve se një nga stjuardesat është nëna e tij dhe se ata po fluturojnë së bashku për herë të parë.
Ai vazhdoi fjalën e tij duke përshkruar mirënjohjen që ka për nënën e tij dhe mënyrat se si ajo e ndihmoi të hedhi hapat e pare në formimin e karrierës së tij.
“Askush nuk më ka mbështetur aq shumë sa nëna ime. Është një nder i madh të fluturoj me të për herë të parë dhe doja ta ndaja me ju. Mami, të dua”-tha piloti, përpara se pasagjerët në aeroplan të fillonin ta duartrokisnin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.