Një pilulë eksperimentale antivirale e zhvilluar nga Merck & Co mund të përgjysmojë shanset për të vdekur ose për t’u shtruar në spital për personat që janë më të rrezikuar nga kontraktimi i rëndë i COVID-19, sipas të dhënave që ekspertët i panë si një përparim i mundshëm në mënyrën se si trajtohet virusi.
Nëse merr autorizim, molnupiravir, i cili është krijuar për të futur gabime në kodin gjenetik të virusit, do të ishte ilaçi i parë oral antiviral për COVID-19. Merck dhe partneri Ridgeback Biotherapeutics thanë se ata planifikojnë të kërkojnë sa më shpejt autorizimin e përdorimit emergjent të pilulës në SHBA dhe të bëjnë aplikime rregullatore në të gjithë botën.
“Një antiviral oral që mund të ndikojë në rrezikun e shtrimit në një shkallë të tillë do të ndryshonte komplet situatën”, tha Amesh Adalja, studiues i lartë në Qendrën Johns Hopkins për Sigurinë Shëndetësore. Opsionet aktuale të trajtimit përfshijnë remdesivir antiviral të injektuar nga Gilead Sciences Inc dhe steroid generic dexamethasone, të dyja në përgjithësi jepen vetëm pasi një pacient të jetë shtruar në spital.
“Kjo do të ndryshojë dialogun rreth asaj se si mund të menaxhohet COVID-19″, tha shefi ekzekutiv i Merck, Robert Davis. Trajtimet ekzistuese janë të vështira dhe logjistikisht sfiduese për t’u administruar. Një pilulë e thjeshtë orale do të ishte e kundërta e kësaj”, shtoi Adalja.
Burimi / https://taboolanews.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.