Pink u hap për këshillimin e saj dhe të të shoqit gjatë një bisede të sinqertë me Vanessa Inn përmes Instagram Live në Qershor. “Kam shumë nevojë për t’i thënë njerëzve se Carey dhe unë kemi qenë në çift duke u këshilluar me Vanessa-n [Inn]”, tha këngëtarja ndërsa fliste me Inn për shëndetin mendor.
“Kështu që unë flas me Vanessa për veten time, për Carey-n si dhe për Carey-n dhe veten. Është arsyeja e vetme që ne jemi ende së bashku, pas një kohe të gjatë, ne thjesht flasim – unë nuk mund të them se është një gjë rreth një burri dhe një gruaje, mendoj se është një gjë rreth partnerëve, mes bashkëshortëve – sepse thjesht flasim dy gjuhë të ndryshme.”
Ajo vazhdoi: “Ju duhet dikush që t’iu dëgjojë të dyve dhe pastaj t’ua përkthejnë ato për ju, dhe pa Vanessa-n, e cila ma ka përkthyer për 18 vitet e fundit, dua të them që ne nuk do të ishim bashkë. Ne thjesht nuk do të ishim sepse nuk jemi mësuar që fëmijë se si të kemi një marrëdhënie, si të bashkohemi me njerëzit. “
Përgatiti Gea Veizi, maturante gjimnazi “P.N Luarasi”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.