FB

December 10, 2021 | 8:45

Pink surprizon fansen e saj të sëmurë me tumor…

Këngëtarja me famë botërore Pink, ka surprizuar fansen e saj, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, me një gjest shumë të bukur. Pink është njohur gjithmonë si një artiste që interesohet shumë për fansat e saj dhe herë pas here është përpjekur që të gjendet pranë tyre.

Diane Berberian, është vetëm 16 vjeç dhe vuan nga kanceri. Dëshira e saj më e madhe ishte që të zhvillonte një bisedë me yllin e popit. Diane mundi të bisedonte me Pink rreth 30 minuta në “Zoom” dhe ndau  një pjesë nga biseda e saj në rrjetet sociale.

Mbas bisedës që fansja me artisten pastën së bashku, Berberian u shpreh se kishte qenë shumë e emocionuar kur mori vesh se do të kishte një bisedë me të.

“Ti ma bërë ditën edhe më të bukur, nuk e di se çfarë kam në listën time, sepse deri tani ju ishit në krye të saj. Dita ime nis gjithmonë me një këngë të Pink”- u shpreh  Diane Berberian.

 

 

 

Burimi / PanoramaPlusOnline

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top