Pippa Middleton, motra e dukeshës së Kembrixhit Kate, është bërë nënë për herë të parë. Middleton ka sjellë në jetë një djalë të shëndetshëm, ndërsa nuk dihet ende emri i të porsalindurit.
Foshnja ka lindur të hënën rreth orës 1:58pm me peshë 3.8 kg, tha një zëdhënëse për Pippën dhe bashkëshortin e saj James Matthews.
“James dhe Pippa u bënë me djalë. Të gjithë janë të kënaqur. Nëna dhe fëmija janë mirë,”-tha ajo.
Kensington Palace tha në një deklaratë të shkurtër: “Duka dhe dukesha e Kembrixhit janë të gëzuar për Pippën dhe James.”
Fëmija do të jetë një kushëri i tre fëmijëve të William dhe Kate – George, pesë vjeç, Charlotte, tre vjeç dhe Louis, pesë muajsh.
Lindja besohet të jetë bërë në spitalin e Shën Marisë në Londër – aty ku dukesha e Kembrixhit ka lindur fëmijët e saj.
Dalja e fundit publike e Middleton përpara se të lindte fëmijën ishte në dasmën mbretërore të Princeshës Eugenie dhe Jack Brooksbank të premten. Fëmija lindi vetëm një ditë pasi princ Harry dhe Meghan Markle zbuluan se po presin një fëmijë.
Burimi / news.sky.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.