Në fokus

October 17, 2018 | 14:20

Femrat pëlqejnë më shumë shoqet se burrin. Ja arsyeja pse…

Pavarësisht kush apo nga jeni, thuajse të gjithë prej nesh e kemi një lidhje të caktuar që e vlerësojmë më shumë se lidhjet e tjera. Kjo mund të jetë lidhja me shokun/shoqen e fëmijërisë, me vëllanë/motrën, me prindërit ose lidhja me partnerin që zgjedhim për të kaluar jetën.

Por, sipas një anketimi të kryer nga kompania ‘Champneys’, ideja jonë për shpirtin binjak mund të mos jetë aq e saktë, pasi duket se femrat më shumë preferojnë shoqet e ngushta sesa burrin. Në fakt, nga 1,517 femra të anketuara, mbi 50% prej tyre kanë pohuar se janë më të afërta me shoqet sesa me burrin – e për këtë ka shumë arsye.

Një prej arsyeve më të zakonshme se përse femrat preferojnë shoqet më shumë se burrin është se mund të flasin gjithçka me një grua tjetër. Arsyeja e dytë e mbështetë këtë, duke treguar se shoqet dëgjojnë më shumë se burrat dhe se shoqeve mund t’iu tregojnë gjëra që nuk mund t’ia tregojnë partnerit.

Veç kësaj, përgjigjet e dala nga ky anketim bëjnë të ditur se femrat kalojnë edhe kohë të jashtëzakonshme me shoqet e tyre, ku 39% prej tyre kanë thënë se preferojnë shoqet pasi “qeshim derisa të qajmë”, 29% thonë se “mund të jem 100% vetvetja” dhe 15% kanë deklaruar se “kemi më shumë të përbashkëta”.

Tjetra është se mbi 40% e femrave të anketuara kanë thënë se i preferojnë shoqet në vend të burrit sepse ato gjejnë kënaqësi në gjërat e njëjta, dhe 28% kanë thënë se shoqet ofrojnë këshilla më të mira se burri.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top