Pjekuria shpirtërore vjen atëherë kur pranoni se keni bërë një gabim, kur mësoni të kërkoni falje dhe të jo të rrezikoni për gjërat tuaja apo të tjerëve. Ajo vjen kur kuptoni se tanimë nuk keni nevojë për shumë gjëra për të përmbushur nevojat tuaja, kur kuptoni se, qëndrimi në paqe me veten është më mirë se të provokoni ose nxitni tjetrin.
Pjekuria shpirtërore është ajo ndjesi kur brenda vetes bëhesh më selektiv, më i vetëdijshëm, se jeni në gjendje të numëroni me gishta pak njerëz të domosdoshëm, me të cilët mund të mbash miqësi të mirë, pa kërkuar asgjë si këmbim. Është ajo pjekuri kur mund të shikosh përreth dhe të vendosësh veten në këpucët e njerëzve të tjerë, pa gjykuar dhimbjen e tyre, ashtu siç nuk dëshiron që vetvetja të gjykohet.
Është ajo ndjesi kur nuk mund të ndërhysh në vendimet e askujt dhe të mësoni të duroni konfliktet e jetës me më shumë qetësi, duke qenë gjithashtu në gjendje të shëroheni prej tyre, dhe atëherë kur arrin të kuptosh se nuk ke nevojë për të pasur një shtëpi mbi kurriz, nuk ke nevojë për shumë zhurmë, sepse të qëndruarit vetëm mundëson të reflektosh mbi atë që provon, mbi atë që ke provuar dhe mbi atë që nuk do ta dëshirojë kurrë ta provosh.
Pjekuria shpirtërore vjen atëherë kur nuk keni nevojë të shkoni nga një vend në tjetrin, në përpjekje për të gjetur qetësinë e brendshme. Është ajo ndjesi ku mund të përmirësosh veten, duke eliminuar gjithçka për të cilat nuk ke nevojë, kur ndjehesh më shumë i sigurt për veten dhe nuk i besoni disave që vetëm përpiqen t’ju thyejnë zemrën ose t’ju imponohen për diçka që nuk u përket dhe si këmbim, ju bëjnë të vuani. Pjekuria është kur arrin të shpresosh për ata që kanë nevojë dhe ata që kanë shpirtin të sëmurë, dhe kur shpreson që të gjithë të jenë mirë, edhe nëse, ndoshta, janë të parët që nuk e duan këtë gjë.
Pjekuria shpirtërore është ajo ndjesi kur ti kupton se të ecësh zbathur, apo të kesh një valixhe bosh, është gjëja që ju bën të ndiheni më të lirë; Kur kupton pse dielli nuk u shfaq sot dhe dita ka qenë e vrenjtur, por ende beson se nesër do të jetë një ditë më e mirë dhe gjithmonë do të keni një shans për të kapërcyer veten dhe për të shëruar plagët. Pjekuria shpirtërore është të mësuarit apo qëndruarit në qetësi, larg, jo për t’ju sulmuar dhe as për të sulmuar kënd. Është ajo kohë kur kupton që hapja e dyerve të pozitivitetit është më mirë se sa mbytja në dhimbje apo mosmarrëveshje. Pjekuria vjen me ulje-ngritjet e saj, kur arrin të kuptosh se si të qëndrosh në mes.
Ajo vjen kur ke ndjesinë se nuk ekziston superioriteti, por ekziston vetëm përulësia e atyre që kanë nevojë të qëndrojnë me një shikim të kujdesshëm, që kanë ndershmërinë dhe detyrimin për t’u kujdesur më mirë për veten, në mënyrë që të ketë forcë për të ndihmuar edhe ata që kanë nevojë për t’u dhënë një dorë.
Maturia shpirtërore vjen kur nuk ka më nevojë të jetosh me frikë, kur nuk është më e nevojshme të maskosh të vërtetën, kur arrin të pranosh gjendjen e vërtetë, cilado qoftë ajo. Pjekuria është ai virtyt që kur hapni derën, jo si ankesë apo mosmarrëveshje, por për të falënderuar për gjithçka që keni.
Përgatiti: Orjona TRESA | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 135
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.