Pjekuria shpirtërore vjen kur ju pranoni që keni gabuar, kur mësoni të kërkoni falje dhe jo të rrezikoni gjërat tuaja dhe ato të të tjerëve. Ajo vjen kur ju mendoni se nuk keni nevojë për shumë gjëra për të përmbushur nevojat tuaja, kur e dini se qëndrimi në paqe me veten është më mirë se të provokoni ose nxitni tjetrin, ose në vend që të veproni dhe ta ktheni thikën në plagë të shëruar.
Është, kur brenda bëhesh më selektiv, kur ke vetëdijen për të qenë në gjendje të numërosh disa njerëz të domosdoshëm, me të cilët mund të mbash një miqësi të mirë pa kërkuar asgjë në këmbim.
Është kur mund të shikosh përreth dhe mund të vendosësh veten në këpucët e njerëzve të tjerë, pa gjykuar dhimbjen e tyre, ashtu siç nuk dëshiron që dhe vetë ju të gjykoheni. Është kur nuk mund të ndërhyni në vendimet e askujt dhe të mësoni të trilloni konfliktet e jetës me më shumë qetësi, duke qenë gjithashtu në gjendje të shëroheni prej tyre.
Është kur kuptoni se nuk keni nevojë për një shtëpi plotë, nuk keni nevojë për shumë zhurmë, sepse duke qëndruar vetëm mund të mendoni për atë se si ndjeheni, për atë që keni provuar dhe për atë që nuk doni të provoni më.
Është kur ju nuk keni nevojë të shkoni nga një vend në tjetrin duke u përpjekur për të gjetur qetësi të brendshme. Është kur ju mund të përmirësoni veten duke eliminuar gjithçka që nuk ju nevojitet, është kur ju mund të ndjeheni më të sigurt për veten dhe nuk besoni në njerëz të caktuar që vetëm përpiqen të thyejnë zemrën tuaj ose të marrin në zotërim atë që nuk iu takon. Si shpërblim, vetëm vuajtje.
Është kur ju mund të shpresoni për ata që kanë më shumë nevojë dhe për ata që kanë një shpirt të sëmurë, është kur shpresoni që çdokush të jetë mirë, edhe nëse, ndoshta, ata nuk iu duan.
Është kur ti e kupton që të shkosh zbathur, ose të kesh një valixhe bosh është gjëja që ju bën të ndiheni më të lirë. Është kur kupton pse dielli nuk u shfaq sot dhe dita ka qenë e vrenjtur, por ju ende besoni se nesër do të jetë një ditë më e mirë dhe gjithmonë do të keni një shans për të kapërcyer veten dhe për të shëruar plagët tuaja.
Pjekuria shpirtërore është kur mëson të qëndrosh i heshtur, të distancosh veten e të mos sulmosh.
Është kur e kuptoni se hapja e dyerve ndaj pozitivitetit është më mirë se mbytja në dhimbje ose mosmarrëveshje. Pjekuria vjen me ulje dhe ngritje, kur ju mund të kuptoni se si të qëndroni në mes. Ajo vjen kur ekziston ndjenja se nuk ka superioritet, por ekziston vetëm përulësia e atyre që kanë nevojë të qëndrojnë me një shikim të kujdesshëm, i cili ka ndjenja të ndershme dhe detyrimin për t’u kujdesur më mirë për vete, në mënyrë që të ketë forcën për të ndihmuar edhe ata që kanë nevojë për ndihmë.
Pjekuria shpirtërore vjen kur nuk është e nevojshme të jetosh me frikë, kur nuk është e nevojshme të maskosh të vërtetën, kur dikush është në gjendje të pranojë gjendjen e dikujt, çfarëdo qoftë ai. Është kur ju hapni derën, por jo për t’u ankuar ose për të kërkuar mosmarrëveshje, por për të falënderuar për gjithçka që keni.
Burimi / curiosandosimpara.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.