Këshilla & Arsye

March 3, 2018 | 13:31

Pjesët e trupit ku nuk duhet të bëni tatuazh…

Megjithëse ato janë të përhershme, me kalimin e viteve, dizajnet duken më pak të qarta dhe të përcaktuara, madje edhe më shumë nëse ato bëhen në zona ku lëkura është më e ndjeshme ose më e ekspozuar ndaj diellit. Ja cilat janë pjesët që duhet të shmangni.

Pëllëmbën e dorës

Zona e parë që nuk duhet të bëni tatuazh është pëllëmba e dorës. “Në këtë zonë boja e ka të vështirë të hyjë në lëkurë, sepse kjo e fundit është më e vështirë, kështu që tatuazhet e bëra në këtë pjesë do të përfundojnë duke u dukur më të paqarta në 99.9% të rasteve”, thekson eksperti i tatuazheve Fredrik Glimskär, i cili gjithashtu këshillon të shmangen edhe gishtat “për shkak se forma e veçantë e epidermës do të parandalojë marrjen lehtësisht të bojës”.

Shpina e duarve

Siç u përmend më parë, lëkura e duarve nuk lehtëson depërtimin e bojës, e cila do të shfaqet në mënyrën më pak të ndritshme (kur zbehet boja) ose më pak të zezë. “Përveç kësaj, ne gjithashtu duhet të konsiderojmë edhe një element tjetër, veshjen e lëkurës – shton Glimskär, sepse duart përdoren vazhdimisht. Dhe edhe nëse lëkura është e trashë, fakti që ka pak yndyrë ose nënlëkurë të muskujve ka të ngjarë të bëjë që tatuazhi të zbehet më lehtë”.

Këmbët

Kjo zonë nuk rekomandohet për tatuazhet, sepse fërkimi i vazhdueshëm i çorapëve dhe i këpucëve kundër tyre i bën ata më të prirur ndaj zbehjes. “Nëse ne mund të jetonim zbathur, tatuazhet në këmbë ndoshta do ta mbanin ngjyrën e tyre për një kohë të gjatë”, vëren eksperti.

Bërrylat

Në këtë rast, për të ndëshkuar madhështinë e tatuazheve në bërryla, dhe veçanërisht ato jashtë bërrylave, është përsëritja e përkuljes së krahëve, për të mos përmendur që shpesh ju mbështeteni në bërryla kur jeni në tryezë ose në tavolinë, duke rritur kështu shanset që në afat të gjatë boja të zbehet.

Te sqetullat dhe brenda krahut

Lëvizja e vazhdueshme dhe konstante e krahut nuk e zgjat jetën e një tatuazhi të pozicionuar në zonën e sqetullës, sepse fërkimi në krye të krahut mund të shkaktojë pakësim të bojës.

Si ta parandaloni zbehjen e tatuazhit?

Këshilla e parë e Glimskär që të mbani tatuazhin e hidratuar mirë është, “me një vaj jo-aromatik anti-bakterial dhe me bazë uji, ndërsa duhet të shmangni lanolinën dhe vazelinën, duke qenë shumë të yndyrshme, ata mund të bllokojnë poret, duke shkaktuar formimin e puçrrave”. “Rekomandimi tjetër ka të bëjë me diellin”, që duhet të shmanget absolutisht në javët e para pas prerjes, duke mbuluar tërësisht tatuazhin. Megjithatë, në qoftë se nuk është e mundur, përdorni krem solar me indeksin më të lartë të mbrojtjes që mund të gjeni. Pasi procesi i shërimit ka përfunduar është ende mirë që të vazhdoni të mos e ekspozoni tatuazhin në diell, sepse ashtu siç zbeh një foto, të njëjtën gjë bën dhe me lëkurën. “Këshilla e tretë e ekspertit është që të shmangni rrobat e ngushta, sepse fërkimi i vazhdueshëm me rrobat do të përshpejtojë procesin e zbehjes”.

Burimi / http://gazeta-shqip.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top