Abuzimi narcizist është një formë e veçantë dhe shumë shkatërruese e keqtrajtimit emocional, ku viktima përjeton manipulim, kontroll dhe injorim të vazhdueshëm nga ana e një personi me tipare narciziste. Ky lloj abuzimi lë plagë të thella emocionale, të cilat shpesh nuk janë të dukshme në sipërfaqe, por ndikojnë rëndë në mirëqenien psikologjike të viktimës.
Çfarë është abuzimi narcizist?
Abuzimi narcizist është kur një person me tipare narciziste (karakteristike si mungesa e empatisë, nevoja e vazhdueshme për adhurim dhe superioritet) përdor taktika manipuluese për të kontrolluar dhe për të cenuar vetëvlerësimin e të tjerëve. Kjo mund të ndodhë në marrëdhënie familjare, romantike, miqësore apo edhe në vendin e punës.
Ndjenja e vetëvlerësimit të ulët – Abuzuesi narcizist poshtëron dhe kritikojnë vazhdimisht viktimën, duke bërë që ajo të fillojë të dyshojë në vlerën e vet. Kjo lë pasoja afatgjata dhe mund të shkaktojë ankth dhe depresion.
Vetëdyshimi dhe konfuzioni – Një nga taktikat kryesore të abuzimit narcizist është “gaslighting”, manipulim psikologjik që bën viktimën të dyshojë në perceptimet dhe kujtimet e saj. Kjo krijon një konfuzion të thellë dhe ndjenja të humbura për realitetin.
Ndjenja e izolimit – Abuzuesi shpesh i ndalon viktimës të ketë lidhje të afërta me të tjerët, duke krijuar një ndjenjë vetmie dhe izolimi emocional. Kjo e bën më të vështirë për viktimën të kërkojë ndihmë ose mbështetje.
Frika dhe ankthi kronik – Tensioni i vazhdueshëm dhe pasiguria e krijuar nga abuzimi shkaktojnë një gjendje ankthi të përhershëm dhe frikë, e cila mund të ndikojë në shëndetin fizik dhe mendor.
Si të përballosh plagët emocionale nga abuzimi narcizist?
Njohja e traumës: Hapi i parë është të pranosh se ke përjetuar abuzim dhe të kuptosh efektet e tij në jetën tënde.
Kërkimi i ndihmës profesionale: Terapia psikologjike, veçanërisht terapitë që fokusohen në trauma, mund të ndihmojnë në rikthimin e vetëvlerësimit dhe përpunimin e plagëve emocionale.
Mësimi i kufijve: Vendosja e kufijve të qartë në marrëdhënie është thelbësore për të mbrojtur veten nga abuzimi i mëtejshëm.
Mbështetja sociale: Lidhjet me njerëz besnikë dhe të kujdesshëm ndihmojnë në rikthimin e ndjenjës së sigurisë dhe dashurisë.
Plagët emocionale nga abuzimi narcizist janë të thella dhe kërkojnë kohë dhe përpjekje për t’u shëruar. Por me vetëdije, mbështetje dhe trajtim profesional, është e mundur të rimarrësh kontrollin mbi jetën tënde dhe të ndërtosh një identitet të shëndetshëm emocional. Kujdesi për veten është hapi më i rëndësishëm drejt shërimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.