Njerëzit i perceptojnë burrat dhe gratë e moshuara në mënyrë të barabartë, por gratë e reja dhe ato në moshë të mesme shihen më pozitivisht sesa bashkëmoshatarët e tyre meshkuj, sipas një meta-analize të madhe.
Tradicionalisht, gratë e moshuara janë parë si përballur me një “dyfishim rreziku”, d.m.th. diskriminim si për shkak të gjinisë, ashtu edhe për shkak të moshës së tyre. Kjo perspektivë sugjeron se gratë e moshuara janë dyfish të margjinalizuara, duke përjetuar më shumë stereotipe negative, paragjykime dhe diskriminim sesa burrat e moshuar ose gratë e reja.
Megjithatë, disa gjetje të fundit e sfidojnë këtë pikëpamje, duke sugjeruar se disavantazhet e lidhura me gjininë mund të zbuten me kalimin e moshës. Në këtë qasje më të re të quajtur “konvergjencë”, ndryshimet e lidhura me moshën mund të errësojnë paragjykimet gjinore, duke çuar në perceptime më të barabarta për burrat dhe gratë e moshuara. Studimi u publikua në Psychological Bulletin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.