Faqja “Harvard education” i ka kushtuar një postim studentit shqiptar, platforma e të cilit fitoi së fundmi Fondin e Bursës së Ndikimit Social të Harvardit dhe çmimin e Komisionit Evropian “Europianët që bëjnë diferencën dhe na frymëzojnë”.
Në postim thuhet se: “Pas 12 muajsh, platforma tani numëron mbi 500 studentë, ka nënshkruar marrëveshje me 1300 shkolla dhe ka në total 20 mijë video mësimore në shqip”.
POSTIMI I PLOTË
“’Akademi.al’ është një platformë e-learning e ngjashme me ‘Khan Academy’ dhe ‘Google Classroom’, të shkrira së bashku. Gjatë pandemisë COVID-19, ne nënshkruam kontrata me disa qeveri përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut për t’u bërë platforma zyrtare për mësimin në distancë për të gjithë nxënësit shqipfolës në mbarë globin. Platforma tani ka mbi 500,000 studentë, 1,300 shkolla dhe 20,000 video mësimore në gjuhën shqipe.
Vetëm në 12 muaj, ne krijuam rreth 13,000 video-leksione, të cilat janë falas për t’u parë nga kushdo dhe 91% e të gjithë studentëve në vendin tim filluan të përdorin platformën time gjatë pandemisë. Vendosa të heq dorë nga të gjitha tarifat dhe ta bëj atë 100% falas për studentët, mësuesit dhe shkollat. Për shkak të kësaj, mora një çmim nga Komisioni Europian i quajtur ‘Evropianët që bëjnë dallimin’”.
Dean Çelaj po ndjek studimet Master në programin “Edukimi për Lidership, Organizata dhe Sipërmarrje” (ELOE) dhe është themelues i platformës e-learning “Akademi.al”, e cila së fundmi fitoi Fondin e Bursës së Ndikimit Social të Harvardit. Pas diplomimit, ai shpreson të përsërisë këtë model në vendet e tjera në zhvillim, me një platformë plotësisht me burim të hapur, për të ndihmuar në krijimin e përmbajtjes në gjuhët rajonale dhe për t’i ndihmuar ata të thithin më shumë studentë.
Burimi / PanoramaOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.