Rrezet e diellit janë një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe frekuentimi i plazhit rrit thithjen e tij, nga ana tjeter edhe rëra ka efektet e saj pozitive. Mjekët japin argumentet se përse frekuentimi i plazhit është domosdoshmëri.
Rëra është një eksfoliant natyror
A e keni pyetur veten ndonjëherë përse ndjeheni mirë kur ecni mbi rërë? Rëra e lagur shërben si eksfoliant natyror që largon lëkurën e vdekur nga këmbët e juaja.
Ndihmon pacientët me artrit reumatik
Mineralet e detit dhe oqeanit mund të ndihmojnë në reduktimin e simptomeve tek ata me artrit reumatik, sipas një studimi.
Rrezet e diellit zbusin depresionin
Logjika e thjeshtë na tregon se jemi më të lumtur në stinët e ngrohta dhe depresivë në stinët pa diell. Një studim i bërë në Melburn, Australi ka zbuluar se sasia e rrezeve që kanë pranuar pjesëmarrësit e studimit ka ndikuar në humorin e tyre.
Uji i detit e ruan elasticitetin e lëkurës
Uji i detit është përplot me minerale që pengojnë plakjen e lëkurës andaj edhe ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës suaj.
Një ditë në plazh ju bën të lëvizni pa e pasur mendjen fare
Plazhi ju bën të lëvizni vetvetiu, qoftë noti, vrapimi, surfimi, futbolli në plazh apo volejbolli, andaj janë të rralla ditët kur ju shkoni në plazh dhe nuk bëni ndonjë aktivitet fizik.
Zvogëlon nivelet e stresit
Një shëtitje e thjeshtë në plazh ju ndihmon të ristartoni mendjen dhe trupin, ju ndihmon që të jeni në formë të mirë mentale dhe fizike. Mos harroni të përdorni krem kundër rrezeve të dëmshme të diellit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.