Kishinau është kryeqyteti i një kombi që edhe nëse nuk është në luftë, ka luftën në pragun e tij: Moldavia. Deri më tani rreth 100,000 ukrainas kanë vendosur të qëndrojnë në këtë vend, duke e bërë atë shtëpinë e tyre të përkohshme, duke ikur nga lufta.
“Këtu i mirëpresim të gjithë”, thotë Ministrja e Brendshme Ana Revenco, e cila kërkon ndihmën e BE-së për pritjen e refugjatëve. Në Moldavi të gjithë po angazhohen pa u lodhur, shumë përtej mundësive të tyre. Një përqindje e madhe e refugjatëve janë gra dhe fëmijë që kanë nevojë për gjithçka. Më të pambrojturit janë pikërisht të vegjlit, siç ndodh çdo herë që ka lëvizje të mëdha njerëzish, sepse kaosi favorizon zhdukjet.
Ndër historitë e refugjatëve, bie në sy ajo e Oksana-s, mbërriti në Moldavi me djalin e saj adoleshent dhe vajzën katërvjeçare, e cila iku pa asgjë nga Ukraina. Dëshira e gruas është të mbërrijë në Itali për të përqafuar nënën e saj, e cila jeton prej njëzet vjetësh në Savona, por vështirësitë janë të shumta.
nga Marco Lupis dhe Loris Capogrossi
Burimi / Huffpost.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.