Një set fotografik i arrirë nga fotografja Edvina Meta, na përcjell emocionet e mëmësisë së modeles së njohur. Është Kristina Baki, e cila ka pozuar, duke na prezantuar me hiret e saj shtatzëninë që po përjeton.
Kristina është në pritje të një vajze, siç e ka treguar në statusin e saj në gjuhën angleze, “…Growing a princess”
Deri tani Kristina, modele e njohur edhe në botë, nuk ka dhënë detaje për muajt e pritjes së ëmbël dhe as të partnerit me të cilin kanë ngjizur këtë fryt dashurie. Por, nga fotot artistike lexohet bukur shkëlqimi nga kjo pritje. Një gjendje pozitive që i jep edhe më shumë nur Kristinës, e cila ka pozuar me një kostum banjoje trup mbi një palë taka.
Urojmë që shtatzënia të shkojë shëndetshëm dhe mbarë për modelen bukuroshe!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.