Kur gjykohet dikush për një krim që ka kryer, gjykatësit mundohen të kuptojnë nëse autori ndjen ndonjë farë keqardhjeje apo pendimi për personin e lënduar.
Nga Etleva Kondakçiu
Përkthyer në kontekstin e fëmijëve, për mua është shumë e rëndësishme të kuptoj si ndihet fëmija im pasi e ka bërë një fëmijë tjetër të ndihet keq.
E më shumë sesa leksionet, mund të ndihmojë pyetja “Po si u ndjeve që e bërë të qajë?”
Me ç’kam parë në punën time si e rritur, kam përshtypjen se njerëz që më kanë bërë të qaj me pisllëqet dhe skuthllëqet e tyre duhet të jenë rritur pa iu bërë kurrë pyetja “Po si ndihesh që e bëre të ndihet keq?”.
Këta janë ata tipat që në videon e infermieres që rreh të moshuarën bëjnë sehir dhe qeshin me gjithë qenien e tyre.
Janë këta njerëz ata që vrasin më shumë me ngërdheshjen e tyre!
Sa njerëz të tillë njeh ti? Njerëz me të cilët nuk ndihesh kurrë i/e lehtësuar se ndaj një hall apo gëzim?
Një skuth nuk do askënd! Jo se nuk do! Nuk mundet!
Burimi GazetaTema
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.