Lifestyle

December 7, 2016 | 10:53

Po vdiste nga uria, por ja si ka ndryshuar ai tani

Është e vështirë të imagjinohet një djalë 7-vjeçar, që peshon rreth 4 kilogramë. Pavarësisht nga përpjekjet e mira nga kujdestarët në jetimoren e tij në Bullgari, Ryan Morse nuk kishte vënë peshë që nga lindja. Djali i vogël ishte gati të vdiste.

2Megjithatë, në vitin 2015, kur Priscilla Morse pa foton e tij në Facebook ajo e dinte se do e shpëtonte atë.1

Në tetor të vitit të kaluar, Priscilla e mori Ryan në shtëpinë e saj në Nashville, Tennessee, në Shtetet e Bashkuara. Tani tetëvjeçari ka fituar rreth 8 kilogramë në 13 muaj dhe është duke bërë përmirësime graduale, pasi u birësua nga familja e dashur.

Priscilla, që zotëron një biznes bizhuterish tha: “Ne birësuam fëmijën katër vjet më parë. Kur pashë një foto të Ryan në jetimore, m’u kujtua vëllai im që kishte nevoja të ngjashme. Iu luta bashkëshortit që ta birësonim”.

Në korrik 2015, ajo vizitoi Ryan për herë të parë për të finalizuar dokumentacionin.

1

Ajo tha: “Ky është një vend i bukur, por ata nuk kanë fonde për t’u kujdesur për fëmijët, ata bëjnë më të mirën që munden. E gjitha që ai kishte nevojë ishte të ushqehej. Atë po e vriste uria. Herën e parë që e pashë, gjëja e parë që më kaloi nëpër kokën time ishte se ai do të vdiste. Unë mendoj se do të kishte vdekur, nëse nuk do e kisha marrë. Zgjohet i lumtur dhe shkon në shtrat i lumtur. Rrallëherë qan. Fëmijët tanë të tjerë e duan shumë, ai është i vogli i familjes”.

3

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top