Në fokus

December 7, 2016 | 10:05

Shenjat e fobisë sociale

Fobia sociale, e njohur gjithashtu si çrregullim ankthi social (SAD) është një term i përdorur për të përshkruar një lloj ankthi të fortë që ndodh në situata sociale, e cila shkakton vuajtje dhe humbje në jetët e njerëzve me këtë sëmundje mendore.

Fobia sociale ndërhyn fort në rutinat e punës, profesionet akademike dhe në jetën sociale të njerëzve. Këto situata kanë tendencë të dëmtojnë cilësinë e jetës së individëve, shpesh duke shkaktuar ndërprerjen e parakohshme të jetës akademike, mungesë të kënaqësisë, ftohjes së marrëdhënieve me miqtë, papunësi të vazhdueshme dhe, në raste ekstreme, izolim social.

Girls standing apart from others in school

Në përgjithësi ka një keqinterpretim të fobisë sociale, e cila shpesh kuptohet si drojë apo pjesë e personalitetit  individual. Duke qenë se situata sociale me rritjen bëhet më komplekse, shenja të tilla kanë tendencë të përshkallëzohen, duke shkaktuar humbje në shumë fusha. Shpesh fillojnë të zhvillohen shenja si: depresioni, paniku, varësia dhe çrregullime të tjera të ankthit. Kështu, bartësit e fobisë sociale përfundojnë duke i kthyer të gjitha kontaktet sociale në arsye të forta ankthi.

Shenjat emocionale të fobisë sociale

  • Bindje dhe ankth i tepruar në situata të përditshme sociale
  • Shqetësim intensiv me javë apo muaj
  • Frika ekstreme nga gjykimi i të tjerëve, posaçërisht të huajt
  • Frika se do të turpërohen
  • Frika nga të tjerët që kuptojnë se ata janë të shqetësuar
  • Vështirësi në mbajtjen e marrëdhënieve me miqtë

Shenjat fizike të fobisë sociale

  • Fytyra e flakëruar
  • Gulçim
  • Dhimbje në stomak, vjellje
  • Dridhje (përfshirë zë të dridhur)
  • Shtrëngime në gjoks, rrahje të shpejta zemre
  • Djersë të nxehta
  • Marrje mendsh

Është e nevojshme një praktikë psikoterapeutike për t’u ardhur në ndihmë individëve të tillë, duke ndihmuar në vetëvlerësimin, shqyrtimin e frikës irracionale, për të vijuar deri në përballimin e sjelljeve, që çojnë në një nivel të ri të cilësisë së jetës. Teknikat kryesore të përdorura janë: ristrukturimi njohës, aftësitë e trajnimit social, teknikat e qetësimit dhe imazhet e ekspozimit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top