Marrëdhënie

May 11, 2017 | 9:29

Pornografia në adoleshencë, rrezik afektiv

Tashmë ekspertët na e kanë bërë të ditur që të miturit në mënyrë vullnetare apo jo, përdorin material pornografik. 9 deri në 10 adoleshentë meshkuj dhe 4 deri në 10 adoleshente femra përdorin rregullisht vëzhgimin e videove në platformat që ofrojnë materiale pornografike falas. Meshkujt nga mosha 12 në 17 vjeç, që i vëzhgojnë rregullisht këto video, fillojnë aktivitetin seksual shumë më shpejt se bashkëmoshatarët e tjerë; të rinjtë përdorues, rrezikojnë të preken më shpesh nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shtatzënitë dhe abortet.

1

Besarta Taci Psikologe Klinike, psikotraumatologe EMDR, Psikoseksologe

Besarta Taci
Psikologe Klinike, psikotraumatologe EMDR, Psikoseksologe

Tema e seksualitetit në adoleshencë është një argument shumë delikat dhe i rëndësishëm për vetë identitetin e të miturit. Gjithashtu prindërit gjenden në një pozicion të vështirë. Nëse nga njëra anë adoleshentit i nevojiten informacione të sakta mbi seksualitetin, meqenëse trupi i tij fillon të marrë fuqinë e riprodhimit dhe atë joshës nga ana tjetër, këto informacione shpeshherë kërkohen në vendin e gabuar. Aktualisht shumë prindër kanë vështirësi ta konsiderojnë fëmijën e tyre adoleshent, si një person i cili ka nevojë të eksperimentojë potencialin emotiv, afektiv dhe erotik të trupit të tij. Shpeshherë këta prindër harrojnë se marrëdhënia afektive dhe seksuale në pubertet dhe adoleshencë janë ato që ndikojnë tek zhvillimi psiko-emotiv dhe identitar i fëmijës.

Ata prindër që injorojnë zhvillimin hormonal, fiziologjik dhe psikik të adoleshentit, heshturazi kontribuojnë në mënyrë negative porsa i përket rritjes dhe shëndetit në tërësi. Adoleshentët kanë nevojë të kenë informacionet e duhura mbi këtë temë, sepse në këtë periudhë eksplorojnë potencialin e tyre mashkullor apo femëror brenda rrethit shoqëror apo në marrëdhëniet me tjetrin, i cili bëhet objekti i dëshirës seksuale, dhe gjatë kësaj periudhe kanë nevojë të udhëzohen drejt përvojave jo të dëmshme. Ka tepër rëndësi prania dhe roli i babait në dialogun me adoleshentin, sepse në të dyja rastet (me vajzën apo djalin) mundëson me dialog një argumentues dhe një imazh ndryshe të rolit mashkullor. Shpeshherë këto informacione te fëmijët nuk i gjejnë as në marrëdhënien me prindërit në kontekstin shkollor, por në internet, duke ju afruar materialeve pornografike në rrjetin virtual. Sot fëmijët e mbarë botës janë çdo ditë e më shumë të bombarduar me lajme, video, këngë apo filma, të cilat përmbajnë imazhe “soft-porno”. Këto nuk i ndërgjegjësojnë porsa i përket seksit, duke i bërë të kërkojnë çdo ditë e më shumë imazhe akoma më të forta, duke arritur deri tek ato “hard-porno”, përpara se në jetën reale të kenë pasur përvojën e parë seksuale. Adoleshenti i virgjër i përballet eksperiencës së parë duke pasur si model videot porno. Ndikimi i këtyre videove tek zhvillimi psikosocial tek adoleshentët, është objekt studimi nga psikoseksologët e mbarë globit, sidomos në ato shtete ku përdorimi i smartphone-ve është në rritje. Një nga ato është edhe Shqipëria.

Ekspertët kanë shpërndarë alarmin e  Ata prindër që injorojnë zhvillimin hormonal, fiziologjik dhe psikik të adoleshentit, heshturazi kontribuojnë në mënyrë negative porsa i përket rritjes dhe shëndetit në tërësi. Adoleshentët kanë nevojë të kenë informacionet e duhura mbi këtë temë, sepse në këtë periudhë eksplorojnë potencialin e tyre mashkullor apo femëror brenda rrethit shoqëror apo në marrëdhëniet me tjetrin, i cili bëhet objekti i dëshirës seksuale, dhe gjatë kësaj periudhe kanë nevojë të udhëzohen drejt përvojave jo të dëmshme. Ka tepër rëndësi prania dhe roli i babait në dialogun me adoleshentin, sepse në të dyja rastet (me vajzën apo djalin) mundëson me dialog një argumentues dhe një imazh ndryshe të rolit mashkullor. Shpeshherë këto informacione te fëmijët nuk i gjejnë as në marrëdhënien me prindërit në kontekstin shkollor, por në internet, duke ju afruar materialeve pornografike në rrjetin virtual. Sot fëmijët e mbarë botës janë çdo ditë e më shumë të bombarduar me lajme, video, këngë apo filma, të cilat përmbajnë imazhe “soft-porno”. Këto nuk i ndërgjegjësojnë porsa i përket seksit, duke i bërë të kërkojnë çdo ditë e më shumë imazhe akoma më të forta, duke arritur deri tek ato “hard-porno”, përpara se në jetën reale të kenë pasur përvojën e parë seksuale.

Adoleshenti i virgjër i përballet eksperiencës së parë duke pasur si model videot porno. Ndikimi i këtyre videove tek zhvillimi psikosocial tek adoleshentët, është objekt studimi nga psikoseksologët e mbarë globit, sidomos në ato shtete ku përdorimi i smartphone-ve është në rritje. Një nga ato është edhe Shqipëria. Ekspertët kanë shpërndarë alarmin e Pornografia mund të krijojë tek të rinjtë varësi; adoleshentët ekspozohen përballë një seksualiteti, i cili ka si të vetmin motiv arritjen e kënaqësisë pa prekur sferën emocionale me partnerin/en; pornografia jep modele performancash seksuale të amplifikuara edhe nga përdorimi i ilaçeve (hormone, viagra), të cilat shërbejnë për orët e tepërta të montazhit (por këtë aspekt të rinjtë e kanë të panjohur); shumëllojshmëritë e kategorive performative në pornografi tregojnë marrëdhënie nënshtrimi të partnerit/es, i cili/e cila duket sikur ndodhet aty veçanërisht për të kënaqur (shumë larg realitetit të lidhjeve reale). Adoleshentët shohin aktorët e pornos si model për të imituar. Në këtë moshë ku rolet e gjinive nuk janë akoma fikse, porno kontribuon në mënyrë negative, duke e parë femrën të nënshtruar dhe shpeshherë në shërbim të mashkullit. Ky aspekt kontribuon për uljen e vetëvlerësimit seksual, dëshirës seksuale dhe imazhit të gabuar të femrës. Ndërkohë krijon rrezikun e ndarjes totale të aspektit emocional dhe qetësues nga i fizikut gjatë seksit. Pornografia është mënyra më brutale (nga vet fakti që tregon sjellje agresive) për të hyrë në botën e seksualitetit, sidomos kur je akoma fëmijë. Një studim kërkimor italian i vitit të fundit, tregon se adoleshentët që kanë ngacmuar seksualisht ose kanë tentuar të dhunojnë një bashkëmoshatar, shikojnë rregullisht porno.

Organizata Botërore e Shëndetësisë u bën thirrje prindërve, edukatorëve, pedagogëve të mos evitojnë argumentet rreth seksualitetit në këtë moshë, por të bashkëbisedojnë me adoleshentët, sepse kur i mituri merr informacionin e duhur nga personat e rritur, apo ata që e rrethojnë edhe nëse rastësish sheh material pornografik, ka më shumë mundësi të kuptojë se sa larg ndjenjës dhe realitetit është porno. Mësuesit duhet të jenë të hapur të bëjë grupe bashkëbisedimi për rreziqet që paraqesin kategoritë pornografike. Pra prindërit nuk duhet të mohojnë botën e pornos por t’ia shpjegojnë të miturit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top