Jeni person që prekeni nga shumë sëmundje dhe virozat? Me shumë siguri imuniteti juaj është i dobët. Në këtë artikull do t’ju njohim me kombinimin perfekt për një organizëm të çeliktë.
Portokalli dhe kivi janë dy ndër frutat më të pasura me Vitaminën C, por kombinimi i tyre mund të bëjë mrekulli në rritjen e imunitetit të trupit tuaj dhe përfitimet në shëndet janë të mëdha.
Një sallatë frutash me këtë kombinim do të ishte një mesvakt i shkëlqyer. Një tjetër mundësi është shtrydhja e këtyre dy frutave në sasi të barabarta dhe lëngu i freskët që përftohet, ka shije unike…veç vlerave që ka!
Portokalli është gjerësisht i kultivuar në Shqipëri, së fundmi edhe kivi po kultiohet jo pak në vend, ndaj edhe mund të gjenden lehtësisht në çdo markatë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.