FB

August 26, 2021 | 8:20

POSTA / 55-vjeçarja rrëfen e dëshpëruar: Ende nuk mund ta besoj që bashkëshorti më braktisi

Një 55-vjeçare ka treguar se si mikesha dhe fqinja e saj njëkohësisht ia punoi pas krahëve. Bashkëshorti e braktisi atë kur vajza e tyre ishte vetëm 15 vjeç, duke e tradhtuar pikërisht me fqinjën.

3

Ajo rrëfen për “Dear deidre” të “The Sun” se si e mësoi që bashkëshorti e tradhtonte dhe se çfarë ka ndodhur me jetën e saj tani, pas më shumë se 15 vitesh.

“Nga jashtë duket sikur e kam hedhur pas krahëve tradhtinë e bashkëshortit tim, sepse buzëqesh, kam një jetë të mirë dhe jam martuar sërish.

Por çdo ditë ndjej dhimbjen e fortë të tradhtisë së tij ndërsa ecën pranë shtëpisë sonë, shpesh dorë për dore me gruan e tij të re, e cila është ish-shoqja dhe fqinja ime.

E zbulova lidhjen e tij 15 vjet më parë, kur dikush na telefonoi për të na informuar se dera e furgonit tonë ishte e hapur. Unë këmbëngula se nuk mund të kishim qenë ne ata që e kishim lënë hapur, por ata thanë se menaxheri e kishte parë makinën gjatë gjithë fundjavës në park.

Ish-partneri im supozohej të ishte në një udhëtim golfi dhe unë isha në shtëpi gjatë gjithë fundjavës. Kur e pyeta, ai pranoi se kishte qenë atje me një “mike”. Në fund rrëfeu se ishte shoqja ime, e cila jetonte përballë nesh.

Pjesa më e keqe ishte se fëmija ynë i vetëm, vajza jonë që ishte vetëm 15 vjeç në atë kohë, e dinte për lidhjen e tyre. Ajo kishte hyrë tek furgoni një herë kur unë isha në punë.

Ajo e mbajti të fshehtë për katër vjet, nga frika se mos më shqetësonte dhe se familja do të shkatërrohej. Tani jam 55 vjeç, ish-bashkëshorti 59 vjeç, dhe vajza ime 30 vjeç. E di që duhet ta kisha hedhur pas krahëve deri tani, por nuk mundem.

Burri im i ri, gjithashtu 55 vjeç, më trajton shumë mirë dhe kujdeset për mua. Por më duhen përgjigje për të shpjeguar pse ndodhi tradhtia e ish-partnerit tim.

Po përpiqem të përqendrohem në punë, sepse në të kundërt mund të bëhem rrezik për jetën e të tjerëve, pasi jam një mami. Ish-partneri im dhe gruaja e tij nuk marrin parasysh asgjë. Ata ecin para shtëpisë sonë, edhe pse ka rrugë të tjera që mund të kalojnë.”

 

“Dear deidre” thotë:

“Ky është një zbulim që ta thyen zemrën. Burri juaj mund të ndihet i turpëruar për lidhjen e tij, kjo është arsyeja pse ai kurrë nuk ka dashur të shpjegojë atë që ndodhi.

Të presësh nga ai për përgjigje është e rrezikshme, pasi çdo përgjigje mund të të dëmtojë më shumë. Çdo informacion i ri do të ketë efektin e kundërt të “mbylljes” së kësaj historie.

Dhe sigurisht që ai mund të refuzojë përsëri të flasë me ju, duke ju bërë të ndiheni e poshtëruar edhe një herë. Do të ishte më mirë të flisnit me një specialist që t’ju ndihmojë të vazhdoni jetën përpara, pa menduar asnjë sekondë për tradhtinë e ish-bashkëshortit”.

 

Burimi Panorama.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top