FB

June 22, 2023 | 8:44

Posta / Burri im është në krizë, lufton që të mos i qëndroj pranë

Bashkëshorti im po vazhdon terapinë individuale, është mbyllur shumë në vetvete në këtë periudhë dhe fatkeqësisht ende vazhdon të ketë kontakte me një kolege me të cilën ndihet i lehtësuar. Ky person i kushton vëmendje, i bën dhurata, shihen vetëm në punë por kjo gjë duket se e bën të ndihet shumë mirë, ndihet i vlerësuar. Në përballje me mua është i tërhequr, edhe pse ai thotë jo. Dje arritëm të bisedonim sepse gjeta një dhuratë të bërë nga ky person që ai e kishte fshehur. I thashë që ndihem e pa respektuar, i bëra të kuptojë se mund të jem pranë tij por nuk mund të trajtohem kështu, nuk më pëlqen që ai të vazhdojë ta kultivojë këtë miqësi sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Ai më sulmoi verbalisht duke më thënë se është ai problemi. I theksova se nuk dua të jetë me mua vetëm për hir të fëmijëve, por ai thotë se i duhet kohë. Kemi qarë por jam shumë i lodhur, e shoh gjithnjë e më larg dhe kjo situatë më duket absurde. Ai ka qenë gjithmonë një person i sinqertë, transparent dhe tani është i panjohur dhe i pandjeshëm! Ai kalon nga momente të tilla në momente në të cilat planifikon pushimet me ne. Thotë se ndjehet i ndryshuar por e pyes nëse ky ndryshim e bën të ndihet mirë që po e bën të jetë një gënjeshtar ndaj meje dhe nuk përcjell më besim. Terapia individuale po vazhdon, dhe seanca tjetër besoj do i japë rezultatet se cili është problemi i tij!

Megjithatë, më duket se po mundohet për të vënë në praktikë pak nga ajo që i rekomandohet. Më duket se dëshiron të ikë krejtësisht nga shtëpia por thotë jo, thotë se është aty, por shpesh izolohet në rrjetet sociale me telefonin e tij. Po çmendem, vetëm qaj, po mundohem të jem e fortë, po nis një rrugëtim psikologjik. I rrëfeva se kam menduar të heq dorë sepse jam lodhur por nuk dua ta bëj sepse besoj se ato që kemi ndërtuar nuk kanë qenë të gjitha të kota dhe false! A ka ndonjë shpresë se ai mund të dalë nga kjo krizë ekzistenciale?

mm

Përgjigje: Përshëndetje! Keni ndarë një moment shumë delikat në jetën tuaj në çift dhe kjo ju shkakton vuajtje. Për t’iu përgjigjur pyetjes: po, burri juaj mund të dalë nga kriza e tij ekzistenciale, por ai mund të mos e bëjë domosdoshmërisht në drejtimin që ju dëshironi. Marrja e një kursi terapie nuk do të thotë të ndiqni këshillat ose të ndryshoni në funksion të pritshmërive të njerëzve të tjerë.

Si ndiheni në këtë fazë të re të jetës suaj në çift? Nga letra juaj dalin shumë informacione për ju dhe pak për të. Çfarë mendoni për burrin tuaj kur i thoni se vareni prej tij?

Me pak fjalë, duke vënë në dyshim veten, ju mund të kuptoni gjëra të reja rreth vetes dhe të rregulloni raportin me të në një mënyrë tjetër në marrëdhënie. Është një punë që të dy mund ta bëni nëse doni të gjeni një mirëkuptim të ri.

 

*Dr. Maria Chiara Del Mastro, psikologe

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top