Përshëndetje! Kam një marrëdhënie me të dashurin prej pesë muajsh, shumë shpjet do thonit, por absolutisht nuk është kështu. Ne njihemi prej dy vitesh dhe kam frikë ta lëndoj, se paranojat dhe çrregullimet e mia të të ngrënit (të padiagnostikuara) mund të ndikojnë në marrëdhënien tonë dhe në mirëqenien e tij si person. Ajo që ju kërkoj është, e di që ndoshta do të kisha nevojë për mbështetje psikologjike, por diçka e fshehur, e panjohur për mua, po më pengon. Ndoshta, kam frikë të shërohem? Apo që një kolegu juaj të më thotë se kam një problem? Nuk e di, thjesht do të doja të përpiqesha të bëja diçka pozitive për ata që më rrethojnë.
Përgjigje: Mund ta imagjinoj frikën tuaj për të qenë në gjendje të dëmtoni një person që doni në njëfarë mënyre, si me sjelljen ashtu edhe me vështirësinë tuaj të mundshme psikologjike.
Më pëlqen të qetësoj atë pjesë prej jush që mund të ketë frikë nga marrja e një diagnoze, puna e një terapie ose një procesi të mbështetjes psikologjike nuk synon aq shumë në gjetjen e një “fajtori” ose në etiketimin e personit me një çrregullim, por më tepër për të rigjurmuar historia e individit të përpiqet të kuptojë se si shqetësimi që përjetojnë sot është rezultat i përpjekjeve dhe strategjive për mbijetesë, për t’u përshtatur me kontekstet e ndryshme të jetës.
Frika e shërimit shpesh lidhet me frikën e humbjes së një pjese të vetes, asaj “simptomatike”, e cila në fakt është bërë pjesë e jona, e identitetit tonë. Besoj se një rrugë e mirë terapeutike nënkupton pranimin e kësaj pjese dhe ndërgjegjësimin se ajo na ka mbrojtur dhe na ka ndihmuar më së miri në kohë vështirësish dhe se do të jetë gjithmonë pjesë e jona: megjithatë, ajo që ndryshon është mënyra se si e shikojmë atë.
Unë mendoj se mund të përfitoni nga ky moment introspeksioni, i lindur nga dëshira për t’u përmirësuar për t’u bërë mirë atyre që ju rrethojnë, për ta bërë atë një moment reflektimi për veten tuaj, për mirëqenien, për atë që mendoni se duhet të përballeni me problemet tuaja.
Jam e bindur se, për t’u bërë mirë të tjerëve, para së gjithash është e nevojshme t’i bësh mirë vetes dhe të shërosh plagët e tua.
*Dr. Annalisa Magnaneschi, psikologe
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.