Posta

June 10, 2017 | 11:00

POSTA/ E braktisa bashkëshortin, por për hir të fëmijëve më kërkon të rikthehem

1

Jam një nënë me dy fëmijë 7 dhe 2 vjeç. Kam pasur një jetë shumë të vështirë dhe me shumë probleme në shtëpinë e burrit. Më në fund nuk po i  duroja dot zënkat dhe sherret çdo ditë dhe vendosa të ikja. Mora fëmijët dhe ika. Pas një jave djalin e madh e merr i ati, jo me forcë, por me dëshirë që të përfundojë shkollën dhe pastaj të vinte sërish tek unë. Unë fillova punë aty tek prindërit e mi dhe u bënë gati dy muaj që po punoj. Mirpo tani burri po më kërkon që të kthehm prpë , duke më premtuar se çdo gjë do të ndryshojë dhe për hir të fëmijëve ta bëjmë këtë. Theksoj që burri im jeton në fshat dhe të ardhurat janë shumë të ulëta. U mundova ta marr atë në qytet , por nuk pranonte. Nuk e di, jam në një dilemë shumë të madhe të jetës sime. Nëse iki e di që kam për të vuajtur edhe më shumë, pasi nuk do të ndryshojë asgjë. Por edhe të ndahemi, më vjen keq për fëmijët, sepse djali i madh e ka përjetuar shumë keq ikjen time nga shtëpia, edhe pse e kam marrë çdo javë këtu. Doja të kisha një  këshillë nga ju.

 

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Adelina Pjetra, Psikologe Klinike & Terapiste EMDR

Përgjigje:

Nga shkrimi yt po kuptoj që jeta juaj e meparshme ishte mbytëse, dhe për këtë morët një vendim jo shumë të lehtë. Kjo tregon që keni pasur arsye te forta për ta marrë ate vendim.

Fëmijët janë të lumtur kur kanë pranë tyre prindër të lumtur.

Të rikthehesh në një ambient ku më parë ju ka sjellë lëndime dhe vuajtje nuk do jua rekomandoja , edhe sikur situata të ndryshonte realisht siç jua ka premtuar ish bashkëshorti juaj.  Thjesht prezenca në një ambient që sjell kujtime negative do ju krijonte parehati dhe siklet. Përpos kësaj në qoftë se po mendoni për një bashkim mes jush atëherë do ta shikoja të arsyeshme, që secili nga ju të sakrifikonte për këtë. Ju po e bëni duke i dhënë edhe një mundësi bashkëshortit tuaj, por edhe familjes për të qenë e bashkuar , ndërkohë edhe yt shoq duhet të marrë në konsideratë të investojë për këtë bashkim nëse e dëshiron realisht, duke u larguar nga banesa e mëparshme për t’u zhvendosur në një qytet apo vendbanim tjetër.

Nëse është e nevojshme mund të zhvendoseni të dy në një vend tjetër për ta rifilluar edhe një herë jetën së bashku si familje, por nuk e shikoj si të vlefshme kthimin tuaj mbrapsht në një ” ambient që prodhon vuajtje” dhe që ju keni guxuar shumë për t’u larguar.

Shpresoj të merrni vendimin e duhur dhe çdo gjë të shkojë sa më mirë për familjen tuaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top