Gjithmonë kam qenë një vajzë plot ambicie, dhe dua të bëj shumë gjëra. Por kjo është periudha e jetës sime ku ndihem më e pafuqishme. Ndihem e paralizuar. Kam diplomë në ekonomi, kam punuar 6 muaj, më pas për shkak të një oferte pune u ktheva afër zonës sime dhe tani ka një vit e tre muaj që po bëj një punë që në fakt nuk më pëlqen. Zgjohem në 5 të mëngjesit për të mbërritur në zyrë në 8, jetoj në shtëpi me prindërit e mi që janë njerëz shumë të mirë por nuk më japin hapësirë.
Do të doja të kthehesha në qytetin ku kam qenë në fillim, por kam frikë se mos bëj një gabim përsëri, të bëj dëme në karrierë dhe ekonomi, sepse pagesa e qirasë atje është e vështirë. Jam e çorientuar dhe do të doja të kuptoja se cila është rruga ime, puna që më përshtatet. A mund të ndryshoj njëmijë vende pune për ta kuptuar?
Përgjigje: Përshëndetje. Frika nga dështimi është një përvojë që praktikisht e përjetojnë të gjithë, por kjo nuk duhet të na pengojë të ndjekim qëllimet tona. Kthimi për të jetuar me familjen e origjinës pas largimit është destabilizues dhe mund të jetë mbytës. Kjo më pas na bën të rifillojmë atë proces në të cilin duhet të kuptojmë se kush jemi dhe çfarë duam të marrim nga jeta. Ky proces është i gjatë dhe i ndërlikuar, ndonjëherë edhe torturues.
Ju pyesni nëse mund të ndryshoni njëmijë vende pune për të kuptuar veten dhe cila është rruga e duhur? Po ju kthej të njëjtën pyetje, por duke ndryshuar pikën e vëzhgimit:
Keni nevojë për lejen apo miratimin e dikujt për ta bërë këtë?
Ato që ju i quani gabime në lidhje me përvojat e kaluara, unë do t’i quaja përvoja.
Jam i sigurt që ke mësuar shumë nga ato që i quan “gabime”.
*Dr. Francesco Cecere, psikolog
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.