Unë jam 26 vjeç dhe e dashura ime 23. Unë jam shumë i shqetësuar për paratë. Tani për tani ne mund të mbulojmë faturat tona, por nëse çmimet vazhdojnë të rriten, nuk do të jemi në gjendje. Kohët e fundit, e dashura ime ka filluar të flasë për krijimin e një familjeje. Ajo dëshiron shumë fëmijë. Por sa herë që ajo e përmend, unë filloj të më zërë frika dhe paniku brenda vetes. Jam shumë i shqetësuar nëse i tregoj se si ndihem, pasi kam frikë se ajo do të largohet dhe do të takojë dikë tjetër. I gjithë ky mendim sillet vazhdimisht në kokën time dhe nuk më le të vazhdoj i qetë. Nuk di se si të sillem.
Përgjigja e Ekspertëve
Është shumë e natyrshme të shqetësohesh për paratë në këto kohë të vështira, por mbajtja e shqetësimeve të tua për vete do ta bëjë atë të ndihen shumë më keq. Flisni me të për shqetësimin dhe mendimin tuaj tuaj në lidhje me krijim e një familje të madhe, se si po luftoni, në mënyrë që të kuptoni se çfarë do të funksiononte për të dy. Mësoni disa teknika për t’ju ndihmuar të relaksoheni dhe të vendosni shqetësimet tuaja në proporcion. Nuk duhet të harroni se çdo gjë ka kohën e saj dhe mbase koha për një bebe ka ardhur tanimë. Asnjëherë nuk duhet të dëgjojmë frikërat tona pasi do mbesim gjithmonë mbrapa.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.