FB

February 25, 2023 | 9:02

Posta / “Jam i turpëruar që e fejuara ime fiton më shumë para se unë…”

“E dua të fejuarën time me gjithë zemër, por nuk mund të mos ndihem në siklet që ajo fiton shumë më tepër se unë. Gjithçka që dua të bëj është ta llastoj ashtu siç e meriton, por mezi përballoj të paguaj gjysmën e faturave tona. Unë jam 37 vjeç, kurse ajo 36 dhe ne kemi dy vjet që jemi bashkë. Ajo punon si agjente imobiliare dhe unë jam infermiere teatri. Ajo fiton gati trefishin e rrogës sime dhe vazhdimisht na ofron të mbulojë pjesën më të madhe të shpenzimeve tona. E di që nuk e shqetëson, por ndihem shumë i turpëruar dhe nuk e di si të sillem më me të, kam frikë se ky problem i imi do të ndikojë në dashurin që kam për të.”

 

 

 

 

Përgjigja e Ekspertëve

Për shumicën e çifteve kjo është krejtësisht e natyrshme dhe shumë rrallë dy persona fitojnë saktësisht të njëjtën shumë parash. Për shkak të kësaj, është e pazakontë që secili të kontribuojë në mënyrë të barabartë. Më së miri do të ishte të flisnit me partnerin për shqetësimet që ju keni. Shpresoj që ajo t’ju sigurojë se është e lumtur me mënyrën se si janë gjërat. Mundohuni të mos e shihni vlerën tuaj vetëm në aspektin e pagave. Ne jemi të gjithë shumë më tepër se paketat tona të pagave. Vlerat dhe aftësitë tona, sjellja dhe dashuria që ju I dhuroni asaj ka më shumë vlerë nga ajo që ju mendoni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top